Harroni tabletat: Me ndihmën e masazhit dhembja e kokës pushon për vetëm tre minuta

Dhembja e kokës më së shpeshti është problem i njeriut modern
Lodhja, ngarkesa e tepërt, zhurma dhe mungesa e gjumit janë vetëm disa nga shkaktarët e dhembjes së kokës.
Metoda e masazhit është më efikase se cilido preparat farmaceutik. Masazhi do t’ju relaksojë dhe do të bëjë që dhembja e kokës të kalojë.
Dhembja e kokës mund të bëhet shumë e padurueshme. Më së shpeshti shkaktohet nga ushqimi jo i rregullt, jeta e shpejtë, stresi dhe pagjumësia. Nëse nuk mund t’i eliminoni këta faktorë, atëherë bëni diçka natyrale dhe të padëmshme, ansmeton Telegrafi.
Masazhin e kokës dhe të tëmblave mund ta bëni edhe vetë, por është më mirë që t’ju ndihmojë partneri/partnerja, apo masazhuesi.
Duhet ta vëni kokën në krahë të personit të shtrirë në shpinë, por mund të rrini edhe ulur dhe i kthyer me shpinë nga partneri.
Masazhin fillojeni nga tëmblat. Lëvizjet të jenë të lehta dhe rrethore.
Bëni masazhin 3 minuta dhe kujdesuni që lëkura të mos irritohet shumë, sepse atëherë masazhi nuk mund të bëhet i pakëndshëm.
Masazhuesi duhet të prekë në tëmbla aty ku gjendet një “gropë e vogël”. Pas masazhit duhet me maje të gishtave tregues të shtrëngoni atë pikë. Do të keni ndjenjën se dhembja në çastin e parë po shtohet, por pastaj lehtë fillon të largohet.
Pas këtij masazhi bëni masazhin pjesës së kokës mbi ballë. Masazhuesi duhet me shuplakë ta kapë kokën ashtu që vetëm gishtat e mëdhenj të jenë të lirë.
Fillojani me lëvizje rrethore, pastaj vazhdoni me maje të gishtave lehtë në drejtim majës së kokës. Bëni masazh kësaj pjese të kokës 3 minuta, pastaj me majat e gishtave të mëdhenj në vendin ku ata bashkohen mbi ballë shtrëngoni lehtë disa sekonda.
Dhembja e kokës tashmë do duhej të pushonte.
Nëse akoma keni dhembje, vazhdoni me masazhin e majës së kokës dhe të pjesës së qafës. Majës së kokës gjithashtu duhet bërë masazh me lëvizje rrethore, ndërsa masazhi i qafës bëhet njësoj si edhe masazhi mbi ballë (me lëvizje rrethore të gishtave të mëdhenj).
Pas këtyre masazheve lodhja dhe nervozizmi do të pushojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania