Harroni ngjyrat e zymta, këtë pranverë do të dominojnë këto tone!
Sivjet ekspertët e modës na lajmërojnë kthesë të plotë
Kjo paletë ngjyrash është plotësisht e papritur për sezonin e pranverës, mirëpo jemi të sigurt që do t’i gëzohen shumica e damave
Këto 5 ngjyra do të vërshojnë pistat e modës këto ditë, transmeton Telegrafi.
Ngjyrë fëstëku
Pas paraqitjes në pistat e modës, kjo ngjyrë e butë, shpejt ka filluar t’i pushtojë Instagramin dhe skenën e rrugës.
Ngjyra e vjollcës një kohë të gjatë ka qenë e lënë pas dore, mirëpo këtë sezon do të përjetojë kthim në stilin e madh. Nga nuancat pasteli deri te tonet e errëta të ngjyrës së vjollcës, kjo ngjyrë shumë shpesh do të shihet. Fustanet, palltot dhe xhemperët duken shkëlqyeshëm në këtë ngjyrë.
Kjo ngjyrë me siguri do të thyejë monotoninë dhe të hirtën. Ngjyra portokalli tepër e zjarrtë do të dominojë. Disenjatorët këtë sezon dëshirojnë ta bashkojnë me ngjyrën ciklamine.
Ciklaminia është e zezë e re. Bëhuni të guximshme dhe vishuni në tërësi në këtë ngjyrë. Ekspertët e modës thonë që kjo nuancë është e përshtatshme për të gjitha rastet, madje edhe për takime afariste.
Me cilëndo rrobë në këtë ngjyrë me siguri do të bini në sy. E verdha neon, mirëpo edhe të gjitha ngjyrat e tjera neon janë hit absolut i sezonit.



































