Kamala Harris tha se ajo “nuk do të heshtë” për situatën e rëndë humanitare në Gaza pas një takimi me kryeministrin e Izraelit.
Kandidatja e mundshme e partisë demokratike për presidente të SHBA-së tha se ajo ngriti “shqetësime serioze” me Benjamin Netanyahu në diskutimet në Shtëpinë e Bardhë.
Takimi erdhi pasi Netanyahu u takua me presidentin amerikan, Joe Biden, i cili po bën presion për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve që duhet të nënshkruhet nga Izraeli dhe Hamasi, raporton skynews.
Duke komentuar bisedën me udhëheqësin izraelit, 59-vjeçarja tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohej, por shtoi qartë, “sa ka rëndësi se si e bën këtë”.
Mbështetja për Izraelin nga administrata e Bidenit është kritikuar në SHBA me protesta në kampuset universitare dhe në Uashington, transmeton Telegrafi.
Ndërsa Harris e përshkroi Hamasin si një “organizatë brutale terroriste”, sulmi i së cilës nisi luftën më 7 tetor ndaj Izraelit, pati momente kur thoshte se SHBA-ja priste shumë më tepër nga Netanyahu.
Duke iu referuar situatës në Gaza, ajo tha se “unë gjithashtu shpreha me kryeministrin shqetësimin tim serioz për shkallën e vuajtjes njerëzore në Gaza, duke përfshirë vdekjen e shumë civilëve të pafajshëm.
“Dhe e bëra të qartë shqetësimin tim serioz për situatën e tmerrshme humanitare. Me mbi dy milionë njerëz që përballen me nivele të larta të pasigurisë ushqimore dhe gjysmë milioni njerëz përballen me nivele katastrofike të pasigurisë akute ushqimore, ajo që ka ndodhur në Gaza gjatë nëntë muajve të fundit është shkatërruese. Imazhet e fëmijëve të vdekur dhe njerëzve të dëshpëruar e të uritur që ikin për siguri, ndonjëherë të zhvendosur për herë të dytë, të tretë apo të katërt… Ne nuk mund të shikojmë larg përballë këtyre tragjedive. Nuk mund ta lejojmë veten të mpihemi nga vuajtjet. Dhe unë nuk do të hesht”, pohoi ajo.
Ndoshta e vetëdijshme se ajo tashmë është efektivisht në një fushatë zgjedhore, ajo dha detaje të marrëveshjes së propozuar të armëpushimit, duke përfshirë lirimin e pengjeve të mbetura, disa prej të cilëve janë amerikanë.
Ajo tha se hapi i parë do të ishte një “armëpushim i plotë” i cili do të përfshinte tërheqjen e ushtrisë izraelite nga qendrat e popullsisë në Gaza.
Faza e dytë do të shihte tërheqjen ushtarake izraelite nga e gjithë Gaza, duke çuar në një “përfundim të përhershëm të armiqësive” dhe lirimin e pengjeve.
“Është koha që kjo luftë të përfundojë dhe të përfundojë në një mënyrë ku Izraeli të jetë i sigurt, të gjithë pengjet të lirohen, vuajtjet e palestinezëve në Gaza të marrin fund dhe populli palestinez të mund të ushtrojë të drejtën e tij për liri, dinjitet dhe vetëvendosje. Dhe në fund, unë mbetem e përkushtuar ndaj një rruge përpara që mund të çojë në një zgjidhje me dy shtete”, shtoi kandidatja e mundshme demokrate për presidente.
Kjo është diçka që Netanyahu e ka refuzuar vazhdimisht, duke pretenduar se kjo cenon sigurinë e Izraelit.
Harris i kishte përshkruar diskutimet e saj me kryeministrin izraelit si “të sinqerta” dhe deklarata e saj pas takimit përmbante një element qortimi për Netanyahun.
Ndryshe, Netanyahu do ta takojë sot kandidatin republikan, Donald Trump në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë