LAJMI I FUNDIT:

Hardh Fest zgjerohet, hap 17 zyre promovuese në botë

Hardh Fest zgjerohet, hap 17 zyre promovuese në botë

Festivali Hardh Fest po rritet çdo vit e më shumë. Nga edicioni i XV-të, i cili u mbajt vitin e kaluar, Hardh Fest arriti të ndërkombëtarizohet, duke sjell rock bende dhe vizitorë nga vende të ndryshme të Botës.

Ndërsa këtë vit, me përkushtimin dhe vullnetin e stafit të Hardh Fest dhe duke marr parasysh se Hardh Fest është duke e bërë Kosovën destinacion për shumë turistë, këtë edicion, Hardh Fest arriti t`i hap 19 zyre në shtetet Evropiane dhe ato të Amerikës.

Këto zyre, për qëllim kanë promovimin e festivalit Hardh Fest, e që koordinator të zyrës deri në këto momente janë:


1. Pegi Kurti dhe Eva Haxhi ( Tiranë / Shqipëri)
2. Fexheri Selami ( Shkup / Maqedoni)
3. Flutura Mustafadhe (Ulqin / Mali i Zi)
4. Albana Dedvukaj (Tuz / Mali i Zi)
5. Xhenisa Merdani (Thessaloniki / Greqi)
6. Sedat Haxhijaha (Zurich / Zvicër)
7. Murat Pista (Lausanne / Zvicër )
8. Sabit Alirifa ( Bern / Zvicër)
9. Elton Shtavica (Boras / Suedi)
10. Lirim Meholli ( Holsenborg / Suedi)
11. Adri Bugari (Austri)
12. Besart Bugari ( Duseldorf / Gjermani)
13. Getoar Hasani (Munchen / Gjermani)
14. Elona Kapllani dhe Çelik Ruplli ( Milano / Itali)
15. Ardian Hajrizi (Varshav / Poloni)
16. Arina Veseli ( Dublin / Irland)
17. Djellza Jaha (Oklahoma – ShBA)

Përveç promovimit të festivalit, pothuajse në të gjitha këto qytete, koordinatorët kanë arritur të bëjnë marrëveshje edhe me agjencione turistike për sjelljen e turistëve të huaj në Rahovec, gjatë kohës së Festivalit.

Këtë vit, Hardh Fest do të mbahet më datë 7, 8, 9 dhe 10 Shtator, ku këtë vit do të sjellë edhe shumë risi dhe do të vijë edhe më i fuqishëm se edicionet e kaluara. Ndërsa lista e qyteteve ku po përfaqësohet Hardh Festi, dita ditës po vazhdon të rritet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Magazina
Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Magazina
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Magazina
Kalo në kategori