LAJMI I FUNDIT:

Haradinajn e ‘bllokon’ Demarkacioni

Haradinajn e ‘bllokon’ Demarkacioni

Kryeministri Haradinaj vështirë se do të mundë të arrijë një marrëveshje të re për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Zyrtarët malazezë kanë deklaruar ditë më parë se demarkacioni me Kosovën për ta është punë e kryer, përderisa diplomatët ndërkombëtarë thonë se Kosova s’mund ta detyrojë shtetin fqinj ta dërgojë Marrëveshjen për Demarkacion në Arbitrazh, shkruan sot gazeta “Zeri”.

Mali i Zi dhe aleatët ndërkombëtarë nuk po i japin shpresë palës kosovare për një marrëveshje të re për shënjimin e kufirit mes dy vendeve apo për dërgimin e Demarkacionit në Arbitrazh Ndërkombëtar.


Gjatë vizitës së fundit të kryediplomatit kosovar në Podgoricë Behgjet Pacollit, zyrtarët e lartë shtetërorë malazezë i thanë këtij se demarkacioni mes dy vendeve për ta është punë e kryer, pavarësisht se shefi i diplomacisë vendore kërkonte mirëkuptim nga pala tjetër.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit të djeshëm me shefin e Qeverisë kosovare, Ramush Haradinaj, në Tiranë, i ka bërë ftesë ekzekutivit në vend që ta zgjidhë sa më shpejt çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, pasi që, siç tha ai, kjo çështje po ngrin raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.

Ndërsa ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka deklaruar dje se Kosova s’mund ta detyrojë Malin e Zi që Marrëveshjen e Demarkacionit ta dërgojë në Arbitrazh Ndërkombëtar pasi për një veprim të tillë duhet pajtimi i të dyja palëve me vlerësim ndërkombëtar. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori