Haradinaj: Zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e jashtëzakonshme

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, para seancës së sotme të Kuvendit ka deklaruar se zgjidhja e vetme në rast të dështimit të formimit të Qeverisë mbeten zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
“Po presim lëvizjen e partisë që ka marrë më shumë vota, të shohim se çfarë po i ofron Kuvendit. Jemi në pritje të një rezultati të sotëm”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se epilogu i ditës së sotme mund të rezultojë me dështim, dhe për këtë arsye zgjedhjet mbeten opsioni i vetëm.
“Epilogu i ditës së sotme mund të jetë dështim, zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet”.
Deklarata e tij vjen në një ditë vendimtare, kur Kuvendi pritet të votojë për formimin e Qeverisë së re. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































