LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën

Haradinaj: Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pak orë para fillimit të seancës së Kuvendit ku pritet të votohet Qeveria Hoti, ka shkruar se kjo qeveri është jetike për vendin.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se votimi i qeverisë së re është më shumë se sa zgjedhje e një qeverie.

Ndryshe sot në orën 11:00 do të nis seanca e Kuvendit ku pritet të votohet Qeveria e cila do të udhëhiqet nga LDK-ja.


Postimi i plotë i Haradinajt:

Parlamenti i Kosovës sot voton qeverinë e re, që është jetike për vendin.
Situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë, tashmë po shpërfaq pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe votimi i qeverisë së re, është më shumë se sa zgjedhja e një qeverie.
Është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet!
Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori