LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj tejkalon parashikimet e Bankës Botërore, thotë se rritja ekonomike do të shkojë deri në 7%

Haradinaj tejkalon parashikimet e Bankës Botërore, thotë se rritja ekonomike do të shkojë deri në 7%

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova e ka rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Haradinaj përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, kjo rritje do të shkojë deri në 7 për qind.

“Kjo marrëveshje parasheh një investim prej 1.3 miliard euro, që do të garantojë pavarësi energjetike”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Telegrafi.


Mirëpo, sipas raportit të fundit të prezantuar nga Banka Botërore, Kosova pritet të ketë rritje ekonomike prej 4.5 për qind për tre vitet e ardhshme.

Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 4.5% në tri vitet e ardhshme në Kosovë
Lexo po ashtu Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 4.5% në tri vitet e ardhshme në Kosovë

“Rritja ekonomike e parashikuar për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor është: Shqipëria me 3.6 për qind në 2019 dhe 3.5 për qind në vitet 2020 dhe 2021; Maqedonia me 2.9 për qind në 2019, 3.2 për qind në 2020, 3.3 për qind në 2021; Serbia me 3.5 për qind në 2019, 4.0 për qind në vitet 2020 dhe 2021; Mali i Zi me 2.8 për qind në 2019, 2.5 për qind në vitet 2020 dhe 2021; Bosnja e Hercegovina me 3.4 për qind në 2019, 3.9 për qind në 2020, 4.0 për qind në 2021”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

Raporti “Gjasat Botërore Ekonomike”, i publikuar këtë muaj, parashikon ulje të rritjes ekonomike në botë duke përfunduar se “aktiviteti i zvogëluar ekonomik dhe rreziqet e shtuara po mjegullojnë gjasat botërore ekonomike”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Kalo në kategori