Haradinaj thotë se Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin arkitektët e rrugës për çlirim

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në 36 vjetorin e rënies së Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ka thënë se ishin arkitektët e rrugës për çlirim.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se vite e shekuj do të kalojnë, e vepra e tyre atdhetare, do të përkujtohet me respektin më të madh nga secili shqiptarë.
Postimi i plotë i Haradinajt:"Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin arkitektët e rrugës për çlirim. Vite e shekuj do të kalojnë, e vepra e tyre atdhetare, do të përkujtohet me respektin më të madh nga secili shqiptarë. Në 36 vjetorin e rënies së tyre heroike, ne nderojmë aktivitetin e tyre për liri, shpirtin e tyre militant e liridashës, vendosmërinë dhe qëndrimin e tyre deri në frymën e fundit.
Lavdi!", ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































