LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se është e pashmangshme përfshirja e PDK-së në qeveri

Haradinaj thotë se është e pashmangshme përfshirja e PDK-së në qeveri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj,  tha se përfshirja e Partisë Demokratike të Kosovës në qeveri është e pashmangshme.

“Mendoj që është e pashmangshme. Zgjedhja e presidentit është e pamundur të bëhet të bëhet pa kuorum. Por, LDK është bartësi i koalicionit. Edhe ne jemi në koalicion por përgjegjësia i takon LDK-së. Ose LDK të deklarohet se nuk përfshihet në zgjedhjen e presidentit” tha Haradinaj, në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Haradinaj tha se shkuarja në zgjedhje mund t’i kushtojë shumë Kosovës.


“Dhe tani vendi shkon në zgjedhje dhe kjo mund të zgjatë deri në nëntë muaj. Në këto rrethana më racionale do të ishte kjo. Me qeveri Kosova po e ka të vështirë të bëjë ligje, të marrë para”.

I pari i AAK-së shtoi se në marrëveshje nuk është diskutuar çështja e presidentit.

“Asnjëherë nuk e kemi diskutuar çështjen e presidentit. Nëse dikush fiton presidentin mund të humbë në ekzekutiv. P.sh PDK mund të thotë na jepni vetëm presidentin. Aktualisht nuk kemi marrëveshje tjetër përveç kësaj. Nëse hapen negociatat ne mund të negociojmë, pranojmë ose refuzojmë. Por, përgjegjësia për rritjen e qeverisë i takon LDK-së si lidere e koalicionit”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori