LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Tema e territorit dhe kufijve janë tema të së kaluarës

Haradinaj: Tema e territorit dhe kufijve janë tema të së kaluarës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për ndërhyrje të mundshme në veri.

Ai në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, deklaroi se “Prishtina është në telashet e veta dhe nuk e ka luksin të ndërhyjë në politikën në Serbi”.

“Ne nuk kemi si të ndikojmë në proceset e tjerëve. Të na lënë neve me i kry punët e tona pa ndërhyrje. Ne i kemi telashet tona”, tha Haradinaj.


Ai ka folur edhe për idenë e ndryshimit të kufijve dhe taksën ndaj Serbisë, përcjell kp.

“Tema e territorit, kufijve janë tema të së kaluarës. Nuk është mirë me i qit kushte njëri-tjetrit. Nuk mundet Kosova me qenë e kushtëzuar, në këtë rast në lidhje me tarifën”, tha ai.

I pyetur se si janë raportet me presidentin dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Haradinaj tha se janë takuar vazhdimisht, dhe se raportet janë të mira.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori