Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në akademinë e organizuar 29-vjetorin e vrasjes së heroit Enver Hadri, tha se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe e pengon formalizimin për ndarjetë Kosovës.
“Burrat si Enver Hadri e kanë sjellë Kosovën këtu ku është dhe ua kemi për borxh atyre dhe brezave që kurrë më të mos lejojmë tragjedi të tilla, pra të mos lejojmë t’u ndodhë shqiptarëve, Toplica e dytë”, kështu tha Haradinaj, në akademinë përkujtimore me rastin e 29- vjetorit të vrasjes së heroit Enver Hadri, që u organizua nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj tha se Enver Hadri është mishërim i fatit të shqiptarit përgjatë dy shekujve, duke shtuar se është nder të kujtohet intelektuali dhe veprimtari i madh i lëvizjes për liri e shtet, ambasadori i parë joformal i Kosovës në zemër të Europës politike.
“Sot, 20-vjet pas çlirimit dhe kur po hyjmë në dekadën e dytë të pavarësisë, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u devijua nga disa çarqe në Kosovë e Bruksel, duke u shndërruar në dialog për territore. Prandaj sot na duhet shembulli i heroit tonë Enver Hadri që të mos na përsëritet historia”, tha Haradinaj, njofton Telegrafi.
“Vendosmëria për të qëndruar në të drejtën e Kosovës së 17 shkurtit, është rreshtim në anën e drejtë të historisë dhe ne po ashtu me veprimin e marrë për të bllokuar mallrat e Serbisë, pra taksa 100%, është po ashtu veprim që pengon formalizimin e një ndarje. Kosova nuk jep tokë për njohje dhe nëse ky është çmimi, Kosova nuk ka nevojë për njohjen e Serbisë”, tha kryeministri.
“Si me e përmbyllë tragjedinë e një kombi, në vuajtjet e një familjeje të vetme, Enveri vritet në pritë tek po kthehej nga vizita tek varri i nënës. Për koincidencë burri i madh i Kosovës po atë ditë që ra e kishte përpiluar Rezolutën për vrasjen e 23 civilëve në Kosovë”.
“Burrat si Enver Hadri e kanë sjellë Kosovën këtu ku është dhe ua kemi për borxh atyre dhe brezave që kurrë më të mos lejojmë tragjedi të tilla, pra të mos lejojmë t’u ndodhë shqiptarëve, Toplica e dytë”, tha kryeministri.
Reshat Sahitaj, bashkëpunëtor më i ngushtë i Enver Hadrit, në këtë akademi përkujtimore, tha se aprovimet e rezolutës që kishte përpiluar vetë, nuk kishte arritur t’i gëzojë, pasi ai u vra nga forcat serbe.
“Ambasada e Kosovës në Bruksel nuk ka qenë e interesuar për të hapur rastin e vrasjes së Enver Hadrit. Sot për herë të parë mbahet kjo akademi për veprën dhe rolin e Enverit”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze