LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla takoi homologun italian di Maio, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, politik e ushtarak

Haradinaj-Stublla takoi homologun italian di Maio, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, politik e ushtarak

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot paradite zhvilloi takimin e parë bilateral në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Itali.

Ministrja u prit në takim nga homologu i saj, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi di Maio, me ftesën e të cilit Kryediplomatja e Kosovës po qëndron për vizitë zyrtare në Romë.

“Ministrit di Maio i shpreha mirënjohjen e thellë ndaj Italisë për mbështetjen e Kosovës gjatë pandemisë, duke përcjellë gjithashtu lutjet tona për mirëqënien e popullit Italian, i dëmtuar ashpër prej Covid-19”, tha Haradinaj-Stublla, duke bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar edhe mbi zgjerimin dhe dinamizimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe ushtarak.


Shefja e diplomacisë kosovare kërkoi nga homologu i saj që Italia të vazhdojë përkrahjen e zëshme për agjendën e liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe të intensifikojë bashkëpunimin me FSK-në.

“U dakorduam me Ministrin di Maio se Ballkani Perëndimor ka nevojë për stabilitet, siguri, dhe paqe të qëndrueshme e që mund të arrihet vetëm përmes zgjidhjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që nuk injoron përgjegjësinë për të kaluarën tragjike të popullit tonë, dhe që respekton realitetin politik e ligjor të Republikës së Kosovës”, bëri të ditur ministrja.

Ministri Di Maio nga ana e tij e siguroi homologen Haradinaj-Stublla se Italia do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës në rrugëtimin e saj Euro-Atlantik, dhe se beson në lidhjen e fortë mes popujve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori