LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla: Një grup ekspertesh mjekësor nga Gjermania do të vijnë në Kosovë për të ndihmuar luftimin e coronavirusit

Haradinaj-Stublla: Një grup ekspertesh mjekësor nga Gjermania do të vijnë në Kosovë për të ndihmuar luftimin e coronavirusit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Haradinaj Stublla e ka falënderuar ambasadorin Rohde për ndihmën që ky shtet do t’i jep Kosovës, duke dërguar një delegacion të përbashkët të OBSH-së dhe Gjermanisë për të ofruar ekspertizën e tyre në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

“Prita sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde. E falënderova Rohde dhe shtetin gjerman që pas shkëmbimit të letrave mes Ministrive tona, një delegacion i përbashkët Gjermani/OBSh i ekspertëve mjekësor nga Instituti Robert Koch, GOARN dhe EMT, do të qëndrojnë në Kosovë për të ofruar ekspertizën e tyre në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19”, tha ministrja Haradinaj Stublla.


Kryediplomatja ka falënderuar gjithashtu shtetin gjerman edhe për rolin konstruktiv të tij, në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Falënderova Gjermaninë për rolin e saj konstruktiv në udhëheqjen e orientimit strategjik të BE-së, në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka përfunduar shefja e diplomacisë kosovare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para

Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para

Lajme
Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët

Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët

Politikë
Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%

Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%

Politikë
Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë

Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Lajme
Kalo në kategori