LAJMI I FUNDIT:

Kosova është e përgatitur për t’u bërë anëtare e Kartës së Adriatikut

Kosova është e përgatitur për t’u bërë anëtare e Kartës së Adriatikut

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, mori pjesë në takimin virtual të Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut, nikoqire e së cilës ishte Bosnje Hercegovina.

Haradinaj-Stublla tha se rruga euro-atlantike e Kosovës është e pa alternativë, ndërsa rajoni nuk do të jetë i plotë pa përfshirjen e Kosovës në Kartën e Adriatikut dhe në strukturat e NATO-s dhe BE-së.

“Kosova është e qartë në orientimin dhe vizionin e saj –  ne jemi plotësisht të vendosur të bëhemi pjesë e familjes Euro-Atlantike dhe kontribuues në sigurinë rajonale dhe globale”, u shpreh ajo.


Shefja e diplomacisë kosovare tha se që nga viti 2012 kur u bë vëzhguese e Kartës së Adriatikut, Kosova ka demonstruar vazhdimisht gatishmërinë e saj për t’u bërë anëtare e plotë, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në të gjitha forumet, e duke e profesionalizuar, trajnuar e përforcuar Forcën e saj Mbrojtëse në koordinim dhe sipas standardeve të NATO-s dhe vendeve aleate që kanë ndihmuar zhvillimin e FSK-së.

“Anëtarësimi i plotë i Kosovës në Kartën SHBA-Adriatik do të ishte një arritje jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin gjithashtu. Ky është një hap jetik drejt sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe një urë lidhëse drejtë bashkëpunimit më të mirë midis anëtarëve në trajtimin e sfidave dhe kërcënimeve të ardhshme të sigurisë që mund të vijnë”, u shpreh ministrja Haradinaj-Stublla duke nënvizuar rreziqet që vijnë nga akterë të caktuar që përpiqen të minojnë NATO dhe të shtrijnë ndikimin e tyre në rajonin tonë, me qëllim të minimit të progresit euro-atlantik të rajonit.

“Për të gjitha këto arsye që u thanë më sipër ne shpresojmë dhe mirëpresim mbështetjen e të gjitha vendeve anëtarë për pranimin e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur në kartën SHBA-Adriatik”, u shpreh Ministrja Haradinaj-Stublla, duke uruar Kroacinë për kryesimin e ardhshëm me A5. /Telegreafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori