LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla e njofton ambasadorin e ri zviceran për zhvillimet politike

Haradinaj-Stublla e njofton ambasadorin e ri zviceran për zhvillimet politike

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, të hënën ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Konfederatës së Zvicrës në Prishtinë, , me të cilën ka bizeduar për zhvillimet politike në Kosovë e rajon, në veçanti për Marrëveshjen e Uashingtonit, si dhe për intensifikimin dhe thellimin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

“Ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, z.Thomas Kolly,  e njoftova me zhvillimet politike, për Marrëveshjen e Uashingtonit, si dhe zotimet e Kosovës për paqe e stabilitet në rajon, të cilat i hapin rrugën njohjes së ndërsjellë në kufijtë ekzistues midis Kosovës e Serbisë”, tha ministrja Haradinaj Stublla.

Kryediplomatja Haradinaj Stublla falënderoi Ambasadorin Kolly për mbështetjen e zëshme të Zvicrës në të gjitha proceset shtetndërtuese, në veçanti përkrahjen për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.


“U dakorduam për rëndësinë e dialogut konstruktiv për ndërtimin dhe zhvillimin e rajonit, dhe njëherësh falënderova Ambasadorin për ndihmën e madhe të Zvicrës, si shtet i veçantë mik, në mbështetje të proceseve të shtetndërtimit të Kosovës, integrimit evropian dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar”, tha shefja e diplomacisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori