LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

Haradinaj-Stublla: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, të hënën zhvilloi një bisedë me ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkevičius, ndërsa theksoi se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Ministrja Stublla-Haradinaj gjatë kësaj bisede po ashtu tha se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të përmbyllet.

“E falënderova për përkrahjen e Lituanisë, si njohëse e hershme e Pavarësisë së Kosovës dhe përkrahëse e fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla.


Gjatë kësaj bisede me homolohun e saj lituanez, kryediplomatja Haradinaj – Stublla ka theksuar po ashtu se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të përmbyllet, dhe se dialogu Kosovë-Serbi duhet të finalizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. /Telegrafi/