LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Sektori privat promotor i zhvillimit ekonomik

Haradinaj: Sektori privat promotor i zhvillimit ekonomik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim disa prodhues vendor, me të cilët ka biseduar për punët, sfidat dhe aktivitetet e tyre ekonomike.

Gjatë takimit, në të cilin ishin të pranishëm edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, si dhe përfaqësuesi i ZRRE-së, Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, është duke punuar me të gjithë dhe me përkushtim në përmirësimin e legjislacionit i cili do të krijojë mundësi më të mëdha për sektorin privat.

Ndër temat kryesore të takimit ishte furnizimi i rregullt i operatorëve prodhues me energji dhe çmimi i saj.


“Çmimi dhe furnizimi i rregullt me energji, janë çështje e rregullatorit për Energji, por në bazë të kompetencave do të shoh mundësinë e gjetjes së një zgjidhje të kënaqshme për prodhuesit vendorë”, tha kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar se sektori privat është promotor i zhvillimit ekonomik të vendit.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e bizneseve kërkuan mbështetjen e Qeverisë në ofrimin e kushteve më të mira për zhvillimin e afarizmit të tyre, përfshi politikat më të guximshme në sektorin e tregut energjetik.

Vizitat në biznese dhe takimet me përfaqësuesit e bizneseve, kryeministri Haradinaj është duke i zhvilluar në kuadër të vitit ekonomik. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Kalo në kategori