“Bizneset nga diaspora nuk do të jenë partner të padobishëm dhe në asnjë moment nuk duhet të ndihen vetëm. Jemi në rrugë të mirë për ta kthyer besimin e ndërsjellë”. Kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në hapjen e “Java me bizneset e diasporës shqiptare”, e cila u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermane-Kosovare.
Në hapjen e javës së bizneseve, kryeministri Haradinaj duke iu uruar mirëseardhje të gjithë të pranishmëve tha se kjo është një ngjarje me rëndësi, dhe për këtë duhet falënderuar të gjithë ata që kanë punuar për këtë ditë, dhe rëndësinë e kësaj ngjarje e dëshmon edhe kujdesi ynë me prezencën këtu.
Haradinaj tha se që nga fillimi i punës së tij, nuk ka dashur që të kthehet pas për asnjë minutë, por vetëm të ecet para, duke e bërë diferencën në vend.
“Jemi në rrugë të mirë për ta kthyer besimin e ndërsjellë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se një sipërmarrës sot mund të krijojë përvojë korrekte në komunikim me institucionet e vendit, në të njëjtën kohë u ka bërë thirrje bizneseve të diasporës që gjatë javës sa janë këtu ta shfrytëzojnë që së bashku të punojnë si partner të dobishëm.
Duke falënderuar të gjithë përfaqësuesit e bizneseve nga vende të ndryshme, kryeministri Haradinaj porositi ata që të shfrytëzojnë kohën, në mënyrë që të plasohen idetë e tyre ose për të gjetur ide se si mund të bashkëpunohet.
Kryeministri Haradinaj tha se një ndër projektet me rëndësi të veçantë është edhe Parku Inovativ Trajnues në Prizren, park ky, i cili do të sjellë ekspertizë, kualitet pune dhe aftësim profesional, duke shtuar se edhe diaspora është me rëndësi të bëhet pjesë e tij.
Kryeministri, gjithashtu rikujtoi faktin që bizneset janë të liruara nga tatimi për lëndën e parë; janë të liruara poashtu në importin e pajisjeve teknologjike; të gjitha eksportet trajtohen me TVSH zero; tatimi në fitim është 10 për qind në Kosovë; tatimi në dividendë është zero për qind dhe tatimi në të ardhura personale është më së shumti 10 për qind.
Haradinaj tha se janë në proces e sipër të hapjes të tregut me të gjithë dhe se do të bëjnë hapa konkret me Shqipërinë, do t’i heqim të gjitha procedurat dhe burokracitë e lodhshme të kufirit Kosovë-Shqipëri, duke i siguruar që do ta reduktojnë kohën e pritjes.
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, tha se është nder dhe kënaqësi që diaspora është në vendin e vet, këtu në Prishtinë dhe që kryesisht vijnë nga Gjermania, Kanada, por edhe vende të tjera. Ministri Gashi tha se do të kenë mundësi që në ditët në vijim të diskutojnë për thellimin, përmirësimin dhe bashkëpunimin mes institucioneve të vendit dhe bizneseve të diasporës, në të mirë të bizneseve të tyre dhe ekonomisë në Kosovë.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, tha se Parku Inovativ dhe trajnues në Prizren do të udhëhiqet nga një menaxher gjerman dhe se është një mundësi e mirë për ofrimin e trajnimeve profesionale për punëtorët dhe bizneset, në të njëjtën kohë ka potencuar edhe investimin nga Qeveria gjermane në këtë Park.
Nora Hasani, Drejtoreshë menaxhuese në Odën Ekonomike Gjermane-Kosovare, tha se e mbështet fuqishëm bashkëpunimin ekonomik mes dyja vendeve dhe kjo jave është tejet e rëndësishme që të avancojmë në këto raporte.
Në hapjen e javës së bizneseve nga diaspora të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, dhe ministri i Shtetit për Diasporë nga Shqipëria, Pandeli Majko. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër