LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Qeveria Kurti ka tendenca për të mashtruar qytetarët, këtë e tregoi edhe vendimi për Bechtel Enka-n

Haradinaj: Qeveria Kurti ka tendenca për të mashtruar qytetarët, këtë e tregoi edhe vendimi për Bechtel Enka-n

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në diskutimin me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe anëtarë tjerë të kryesisë.

Përmes një postimi në Facebook, Daut Haradinaj thotë se në këtë takim janë diskutuar shumë tema që kërkojnë reagimin e opozitës.

“Ne natyrisht që do fillojmë me interpelanca dhe pyetje parlamentare për: Shkarkimet kolektive dhe pa e vlerësuar përformancën e tyre. Goditjet politike ndaj ambasadorëve që për vlerësimin tonë kanë qenë në nivel të lartë”, shkruan ai.


Po ashtu Haradinaj e ka komentuar edhe vendimin për anulimin e kyçjeve të Ferizajt dhe Vitisë në Autostradën “Arbën Xhaferi”.

“Vendimi për anulim të kyçjes së Ferizajit dhe Vitisë në autostradë. Tendenca për të mashtruar qytetarët se i anuloi pagesat për Bechtel Enka. Pra i harmonizuam qëndrimet tona edhe për tema tjera që janë të interesit nacional e që siç duket po shkojnë keq, sidomos dialogu dhe përfaqësimi i jashtëm.

Kjo qeveri e kaloi një muaj pa asnjë vendim që do të ndikonte në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Thjeshtë qeveri mashtruese me shkarkime, emërime dhe anulime”, ka shkruar në fund Daut Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori