Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, vizitoi Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me ç’rast u prit nga ministri Nenad Rikallo dhe stafi i tij, të cilët e njoftuan për planet dhe projektet e kësaj ministrie.
Pas takimit, kryeministri Haradinaj dhe ministri Rikallo, janë prononcuar për mediat e pranishme.
Kryeministri Haradinaj tha se Ministria e Bujqësisë është e rëndësishme për shkak se menaxhon me të gjitha resurset në bujqësi dhe pylltari.
“Kjo ministri ka një buxhet që iu dedikohet bujqve. Prej këtij buxheti, 48 milionë euro u dedikohen subvencioneve dhe granteve. Njëkohësisht janë 8 milionë për infrastrukturë, që nënkupton ujitjen”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se kjo ministri e ka edhe përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, të donatorëve, si dhe të Komisionit Evropian dhe USAID-it.
Kryeministri Haradinaj falënderoi ministrin Rikallo për angazhimin dhe porositi që të gjitha subvencionet dhe grantet të shpërndahen në mënyrë të drejtë te të gjithë bujqit kosovar.
Duke shprehur përkrahjen e mëtejme për bujqit, për zhvillim të bujqësisë dhe pajisjen me ekspertizë dhe teknologji të re, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës, Ministria e Bujqësisë dhe ministri Rikallo do ta ruajnë fokusimin tek bujqit.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo e njoftoi kryeministrin për aktivitetet e Ministrisë së Bujqësisë dhe për sfidat që është duke u përballur kjo ministri. Ai theksoi faktin se buxheti për bujqësinë këtë vit është rritur, dhe kjo do të mundësojë realizimin e projekteve të mbështetjes për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje