LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Prokuroria dhe Gjykatat të kenë plan në zgjidhjen e rasteve të grumbulluara

Haradinaj: Prokuroria dhe Gjykatat të kenë plan në zgjidhjen e rasteve të grumbulluara

“Përfaqësuesit e Gjykatave dhe Prokurorisë në vend, duhet ta kenë një plan konkret menaxherial se si t’i qasen zgjidhjes së lëndëve të grumbulluara dhe të shënjestruara dhe i inkurajojmë institucionet tona që të angazhohen intensivisht në kryerjen e detyrave, veçmas për lëndët e grumbulluara dhe në një afat prej 3 muajsh të kemi rezultate konkrete të përmirësimit të trendit, sa i përket zgjidhjes së rasteve të grumbulluara”, ky ishte mesazhi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin e nëntë me radhë të Nivelit të lartë të Sundimit të rendit dhe ligjit.

Në takimin e sotëm, janë prezantuar të arriturat e muajve të fundit nga institucionet përkatëse, dhe në veçanti u diskutua për rastet e shënjestruara, që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Haradinaj, me këtë rast tha se Qeveria e vendit është angazhuar në vazhdimësi që të krijojë kushte më të mira pune për gjyqtarët e vendit, të rrisë numrin e tyre, pagat dhe buxhetin operues dhe se tani është momenti që kjo te konkretizohet edhe me rezultate pozitive sa i përket zgjidhjes së lëndëve që janë grumbulluar prej vitesh.


“Zgjidhja e këtyre rasteve, jo vetëm që shënon rezultat pozitiv në rrugën tonë drejt integrimit euro-atlantik, por është e arritur e madhe edhe për fuqizimin e shtetit, për fuqizimin e familjes dhe institucioneve. Nuk mund të mbesim peng i kohës. Duhet të instalojmë një dinamikë të re pune, disiplinë”, tha kryeministri Haradinaj.

Në takimin e sotëm, është prezantuar gjendja e lëndëve dhe rasteve nga kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, kryetari i Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme, Sahit Sylejmani, kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyçi,  kryetari i Gjykatës Themelore të Pejës, Kreshnik Radoniqi, kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, kryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nikola Kabasic, kryetari i Gjykatës Themelore të Ferizajt, Bashkim Hyseni dhe kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Valon Durguti. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve, shpalosën statistika dhe trendin e punës, numrin e gjykatësve aktivë, lëndët e proceduara dhe uljen e përqindjes së rasteve të grumbulluara, si dhe shprehën gatishmërinë dhe zotimet e tyre që rastet e shënjestruara të kenë prioritet dhe të zgjidhen brenda afateve të parapara.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, Shefja e Misionit të BE-së Nataliya Apostolova, vlerësuan angazhimin e institucioneve në zgjidhjen e rasteve, duke inkurajuar ato që kjo të vazhdojë dhe të shënojë progres, në mënyrë që të ketë rezultate konkrete.

Në përmbyllje të takimit, Kryeministri Haradinaj bëri thirrje nga përfaqësuesit e institucioneve të rendit e ligjit që të instalojnë një dinamikë të re pune dhe plan menaxhimi konkret, që trendi i zgjidhjes së rasteve të ndryshojë dhe u zotua që do të vazhdojë mbështetjen për këtë sektor.

Viti 2018 është shpallur si viti i Sundimit të rendit dhe Ligjit në vend, derisa takimet e Nivelit të lartë në këtë fushë po organizohen në përpjekje për të ndryshuar situatën e krijuar prej dekadash në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori