LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj priti në takim ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright

Haradinaj priti në takim ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka prit në takim ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, e cila po qëndron në Kosovë për të marr pjesë në shënimin e 20-vjetorit të çlirimit dhe hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Haradinaj ka shprehur falënderimin e thellë ndaj zonjës Albright për angazhimin dhe kontributin e saj për lirinë dhe mbrojtjen e popullit të Kosovës në kohët më të vështira. “Ne kujtojmë me pietet dhe ndjenjë të respektit angazhimin tuaj gjatë luftës në Kosovë, për ndaljen e vrasjeve dhe të dëbimit të popullit tonë, si dhe për çlirimin e Kosovës nga forcat pushtuese serbe”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Kryeministri tha se janë të nderuar që sot, Sekretarja Albright po e shënon bashkë me ta 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, që sot bashkë me ta, po nderon sakrificën ndër breza të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe po nderojnë e kujtojnë dëshmorët e martirët e kësaj toke, sakrificën e secilit.


“Në familjet e shqiptarëve, në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit, ju keni mbetur përgjithmonë”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj në këtë rast i ka dorëzuar pullën postare të edituar nga Posta e Kosovës, me portretin e ish-Sekretares Madeleine Albright. “Përmes këtij veprimi të Postës së Kosovës, dëshirojmë të ruajmë respektin për zonjën e madhe Albright”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ish-Sekretarja Madeleine Albright ka falënderuar kryeministrin Haradinaj dhe popullin e Kosovës, duke thënë se Kosovës i duhet liria, paqja dhe demokracia dhe se vlerëson progresin që është arritur në Kosovë gjatë këtyre njëzet viteve. Ajo është shprehur e vendosur që të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit dhe afirmimit edhe në të ardhmen.

Albright konsiderohet mike e vendit tonë nga momentet vendimtare, gjatë luftës në Kosovë, kur i ka kushtuar kohë dhe ndihmë për ta mbrojtur nga gjenocidi serb dhe për çlirim. Ajo ishte në pozitën e Sekretares së Shtetit në kohën e luftës në Kosovë dhe kishte një rol vendimtar në organizimin dhe zhvillimin e Konferencës së Rambujesë, që rezultoi me ndërhyrje të NATO-s në Kosovë dhe ndërprerjen e dëbimit dhe vrasjeve të popullit të Kosovës, dhe me lirinë e saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori