LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj përshëndet votimin e sotëm të LIBE, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Haradinaj përshëndet votimin e sotëm të LIBE, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur votimin e sotëm të Komitetit për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme  (LIBE) në Bashkim Evropian, të cilët votuan edhe një herë  pro fillimit të negociatave me Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Haradinaj në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka shkruar se i gëzohet përkrahjes që legjislatura e BE-së vazhdon t’i jap Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Me gjithë vonesat dhe diskriminimin ndaj Kosovës, është për t’u përshëndetur votimi i sotëm i Komisionit për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Liritë Qytetare (LIBE) për procesin e rinisjes së negociatave ndërinstitucionale me Këshillin e Bashkimit Europian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.


Ndonëse votim i përsëritur për të dytën herë, i gëzohem përkrahjes, që legjislatura e re e BE-së vazhdon t’i jap Kosovës në këtë të drejtë tashmë të fituar”, ka shkruar ai.

Në BE, Komiteti LIBE rekomandon liberalizimin e vizave me Kosovën
Lexo po ashtu Në BE, Komiteti LIBE rekomandon liberalizimin e vizave me Kosovën

Haradinaj ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj, presin që me të njëjtën përkrahje do të përsëritet edhe votimi i nevojshëm në Parlamentin Europian, dhe përfundimisht në Këshill, që të hapen rrugët e shkëmbimeve kulturore, akademike, e turistike me Europën edhe për qytetarët kosovarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Kronikë e Zezë
Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Lajme
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori