Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në homazhet për martirët e masakrës së Pastaselit, duke theksuar se sakrifica e tyre është themel i lirisë së Kosovës.
“Aparati shtetëror serb, duke parë fundin e tij, nga pranvera e vitit 1999 aktivizoi tërë makinerinë e tij vrastare kundër popullit shqiptar. Në Pastasel të Rahovecit, sot nderuam kujtimin për 106 martirët e ekzekutuar nga ky fshat dhe fshatrat përreth, të cilët ishin strehuar në këtë trevë për t’i shpëtuar barbarisë së armikut,” ka thënë Haradinaj.
Ai ka kujtuar edhe masakrën në fshatin Burim të Malishevës, ku u vranë 42 shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre të moshuar, gra dhe fëmijë.
“Plumbat e armikut nuk kursyen askënd, duke lënë pas dhimbje të pashlyeshme për familjet dhe mbarë kombin. Por gjaku i tyre nuk u derdh kot. Nga kjo sakrificë u forcua më tej vendosmëria jonë për liri dhe shtetndërtim,” ka shtuar Haradinaj.
Ai ka bërë thirrje për ruajtjen e kujtesës kombëtare dhe përmbushjen e amanetit të të rënëve.
“Ndaj sot, të përkulur para varreve të tyre, jo vetëm që kujtojmë dhimbjen, por ritheksojmë zotimin se amaneti i tyre do të mbetet i shenjtë, e se Kosova kurrë nuk do t’i harrojë ata që u flijuan për të,” ka përfunduar Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë