Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, do të propozohet planin veprues për t’i adresuar sfidat e dala nga raporti i progresit.
Haradinaj këto komente i ka bërë në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ku ka theksuar se institucionet e vendit do të përballen me sfidat që ky raport i dedikon Kosovës.
“Ftesa për një seancë të shpejtë për raportin e Progresit, është gabim prej anës suaj, për shkak se një raport i tillë kërkon një analizë me serioze. Unë sot nuk po hy të flas për të arriturat (progresin), sepse kemi pas rast me i dëgju. Por, po flas për sfidat që do të përballemi ne nga ky raport. Përfshihemi të gjithë dy qeveritë, që kanë punuar këto dy vjet, pozitë- opozitë“, tha ai.
Haradinaj ka theksuar se Qeveria ka nxjerrë dy dokumente nga raporti i Komisionit të Evropës (KE) për Kosovën, njëra është përmbledhje e raportit dhe tjetra analizë mbi sfidat e Kosovës.
“Qeveria ka nxjerr dy dokumente: përmbledhje për raportin dhe analizë ku i kemi nxjerr sfidat. Në disa raste ka progres më shumë e në disa raste ka sfida më shumë. Nuk i ikim parlamentit. Nuk jemi në shtëpi sikurse është thënë. Seanca është kërkuar nga dje për sot, e qeveria ka megjithatë obligime që i merr. Shembull, unë tash vij nga një takim të një delegacionit të NATO-s për ushtrinë tonë. Janë tema të dakorduara muaj përpara”, ka thënë Haradinaj.
Ai po ashtu theksoi se liberalizmi i vizave do të ndodh.
“Liberalizimi i vizave është vendos ajo temë. Nuk është përfshirë në raport, se vet karakteri i raportit ka dedikim të caktuar. Është një arritur e madhe, fakti se i është rekomanduar hapja e negociatave dy fqinjëve tanë, sidomos për Republikën e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Jam i bindur që ajo që na intereson ne shumë dhe që është liberalizimi do të ndodh. Unë mendoj që para pushimit të verës do të na konfirmohet”, ka potencuar ai.
Kryeministri Haradinaj tha se progresi i arritur i ka ndjeshmëritë e veta, mirëpo Kosova nuk ka dilema në përcaktimin e vet.
“Sfidat që i ka vendi jonë, disa janë rajonale, disa janë me Serbinë, etj. Disa raste lavdërohem që është progres, por nuk na pëlqen as progresin që kemi arrit se i ka ndjeshmëritë e veta, mirëpo Kosova nuk ka dilema në përcaktimin e vet evropian dhe euro-atlantik dhe do ta vazhdojmë këtë rrugë”, tha ndër të tjera ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025