LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk jam i shqetësuar për grevat, i kam pritur

Haradinaj: Nuk jam i shqetësuar për grevat, i kam pritur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se nuk është i shqetësuar me grevat që po mbahen për të kundërshtuar Ligjin për Pagat dhe se grevat e tilla i ka pritur. Grevat e tilla sipas kreut të Qeverisë janë rezultat i Ligjit dhe se është normal që të ketë greva kur bënë ligj pas 20 vitesh.

I pari i Qeverisë së Kosovës, ka deklaruar se i vjen keq për humbjen e mësimit për shkak të grevës së mësimdhënësve dhe ka përsëritur se të gjitha orët e humbura do të kompensohen.

“Unë nuk jam i shqetësuar për faktin që ka greva, e kuptoj, i kemi pritur këto greva. Se kur donë me vendos ligj për pagat, për kategoritë që nuk ka pasur ligj, nuk ka pasur kuotë. A e keni pa sa puna po bëhet në çfarë niveli ose në çfarë kuote do të vendoset çdo kush dhe sa nënkupton ajo. Është krejt e arsyeshme është një debat gati, një debat shoqëror se hera e parë po vendos ligji për një temë. Do të ishte e çuditshme sikur të mos kishte as interesim, as reagim, as greva, do të ishte diçka atëherë do të ishte dashur ndoshta edhe me jua ulë, nëse të gjithë qenkan të kënaqur paskan tepër. Më vjen keq për humbjen e mësimit në këto kohë dhe i kemi siguruar prindërit dhe fëmijët se do të ketë kompensim të orëve, se nuk mund t’i marrim në qafë brezin e fëmijëve që humbin orë”, tha Haradinaj.


Dita e 11-të e grevës në arsim
Lexo po ashtu Dita e 11-të e grevës në arsim

Ndryshe, sektori i arsimit ka hyrë sot në javën e tretë të grevës, ku po kërkojnë rritje të koeficientit. Për arsye të njëjtë, grevë kanë mbajtur edhe mjekët dhe grevë kanë paralajmëruar edhe shërbyesit civil. Ndërkohë nga ana e Qeverisë është paralajmëruar që ligji për pagat do të votohet në të njëjtën ditë me buxhetin, që si datë kur mund të ndodhë ky votim është përmendur 31 janari. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori