LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, njeriu i vendimeve të mëdha

Haradinaj, njeriu i vendimeve të mëdha

Skeptikët dhe kundërshatrët politik, kanë nisë të zgjohen dhe të shohin se kryeministri Ramush Haradinaj në fushë të ekonomisë, bizneseve dhe mirëqenies sociale po dëshmon lidership të vërtetë, prandaj ata ende merren me gabimet ose dështimet jorelevante për shtetin dhe shoqërinë. Haradinaj po e riparon sigurt dhe ndjeshëm dëmin kolateral që i është bërë qeverisjes së tij, nga numri i madh i zëvendësministrave ose nga raportimet plot mllef e inat për shkakun se ai ia kishte kushtuar familjes së tij tre ditë pushim, pas 100 ditë pune intensive, pa asnjë cent kosto për arken e shtetit…

Halil Matoshi

Kryemninistri Ramush Haradinaj ka shfaqë aty këtu finesa arrogance në raport me publikun, jo pse është i tillë, porse duke qenë se është i pari i Qeverisë nuk po mundej t’i shihte gjërat me aq komoditet e neglizhim siç ishin përshtatur të gjithë.


Politikanë dhe gazetarët.

Natyrisht jo të gjithë.

Haradinaj është politikan jokonvencional, çarmatosës, por i sinqertë.

Mirëpo, vendimet e tij në të mirën e qytetarëve nuk po mund t’i mohojnë tashmë as ziliçarët…

Nëse publiku dhe mediat nuk e dijnë ende pse në rajonin tonë ka rënë çmimi i energjisë elektrtrike në janar 2018, nga 80 euro mesatarisht për megavat në 30 euro lë të hulumtojnë treguesit e tregut të energjetikës dhe do ta shohin efektin që ka arritur Haradinaj me vendimet e shpejta, në debllokimin e prodhimit të energjisë në vend, me shpronësimet në Hade dhe Shipitullë, pa e dëmtuar buxhetin e shtetit!?

Nëse ende askush nuk ka dëgjuar se kosovarëve me këtë hap u janë kursyer miliona euro gjatë sezonit të dimrit, lë të bëjë më tej investigime…

Kur kësaj i shtohet edhe fakti se me politikat e tij Haradinaj ia doli që në bashkëpunim me ZRRE të parandalojë shtrenjtimin e paralajmëruar të energjisë elektrike (synohej të rritej për rreth 20-30 përqind), pastaj konsumatori do të paguajë vetëm për energjinë e shpenzuar (ekziston tashmë një vendim gjykate për këtë) del se secilës familje kosovare me vendimet “kontroverse” Haradinaj ia ka kursyer secilës familje kosovare mestarisht rreth 300 euro gjatë sezonin të dimrit.

Dhe nëse humbjet e KEK-ut kanë qenë rreth 30 milionë euro në vit, ndërsa për import të energjisë elektrike nga rajoni, Kosovës i është dashur të paguaj rreth 100 milionë euro në vit, sot në gjysmë të janarit, del se gjendja në KEK po stabilizohet. Natyrisht se ende nuk janë eliminuar të gjitha problemet, porse situate është nën vëzhgim!

Po, si u bë që ende asnjë media apo askush nga spektri i organizatave joqeveritare nuk ka bërë ndonjë hulumtim serioz, pra nuk u analizuan faktet, përse projekti “Kosova e re” dhe investimi prej 1.3 miliardë euro, tërësisht kapital i huaj (Kompania emerikane ‘Contour Global’) u shty që nga viti 2010, ndërsa u desht që në krye të Qeverisë të vinte Haradinaj, që kontrata të nënshkruhej brenda 100-ditëshit të parë qeverisës.

Me këtë project Kosova siguroi poavarësinë energjetike, duke ngritur një TC me fjalën e fundit të teknologjisë, pra duke e zbritur ndotjen e mjedisit në minimum…

Porse, pas këtij vendimi madhor për vendin, as media e lërë më kundërshtarët politik nuk i duartrokitën kryeministrit!?

Sepse si gogol ia mbanin para syve “zëvendësministrat”.

Kryeministri Haradinaj mori vendim pa u hamendësuar, ndonëse jopopullo, pra që ishte neglizhuar dhjetë vjet pas pavarësisë së Kosovës për pensionin e personave të dhunuar gjatë luftës.

“Amnesty International”, më 13 dhjetor 2017 ka prezantuar raportin “Plagë që të djegin shpirtin”, në të cilin u shpalos ndikimi shkatërrues fizik dhe psikologjik që u është shkaktuar të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.

“Një kryeministër i tillë në Londër do të quhej kryeministër i suksesshëm. E falënderojmë shumë për punën që ka bërë për dëmshpërblimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. … “, tha Sian Jones nga “Amnesty International”, gjatë prezantimit të raportit për gratë e dhunuara në Kosovë.

Dhe nuk kaloi ende një muaj dhe Haradinaj e ndërmori hapin e dytë të madh, duke ndarë 65 mijë euro për strehimoret e viktimave të dhunës në familje dhe ato të trafikimit, që po mbylleshin (zatën Kryeministri u kishte premtuar aktivisteve që merren me mbrojtjen e grave u kishte premtuar këtë që në tetor 2017), mirëpo për habi, asnjëres nga organiztat dhe aktivisteve që trumbetojnë në publik mbrojtje për gratë viktima, nuk i ra në sy ky fakt, por ndashtë, me rëndësi që Haradinaj e mbajti fjalën!?

Ishin vërtet fare pak zëra të arsyes që e çmuan këtë akt dhe kryesisht në rrjetet sociale…

Porse t’u rikthehemi çështjeve të ekonomisë dhe bizneseve private.

Nga një janari i këtij viti për bizneset vendore, lënda e parë, përkatësisht makineritë dhe aparaturat e ndryshme përpunuese hyjnë në Kosovë me zero taksa.

Kurse fermerëve Qeveria do t’ua subvencionojë naften.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj nuk u ndal si një i deshpëruar që pakkush po ia di, megjithatë shpejt, më shpejt se sa propaganda e mendon, qytetari do ta ndiej dorën e shtetit dhe Haradinaj nuk po investon në përballje me sulmet ndaj tij nga një arsenal politikisht jokorrekt, duke përdorë mediat dhe rrjetet sociale, por edhe vrasës nga burgu që me shpifje t’ia mbulojnë punën!

Kryministri Haradinaj e ka hapur derën e zyrës së tij për investitorët strategjik në Kosovë.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë u miratuan konform me planin qeverisës të mbështetur në një strategji të zhvillimit të qëndrueshëm, udhëzimi Administrativ për mënyrën e vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme në pronës të ndërmarrjeve publike për zhvillimin dhe realizimin e projekteve për investime strategjike dhe udhëzimi administrativ për mënyrën dhe metodat e verifikimit të përmbushjes së kritereve për përcaktimin e statusit të investitorit strategjik.

Në këtë kontekst së shpejti pritet të nënshkjruhet një project i tillë me Qeverinë gjermane.

Ndërkohë 18 milionë euroi shtesë i janë ndarë MInistrisë së Shëndetësisë, për listën e barërave esenciale si dhe shërim jashtë institucioneve publike…

Dhe po në mbledhjen e fundit të Qeverisë (të 24-tën) u vendos që skema sociale të rritet për 20%, gjë që familjes mesatare i sjell rreth 180 euro ndihmë në muaj!

Kurse rreth 2.500 qytetarëve kosovarë me paraplegji dhe tetraplegji u janë ndarë nga 300 euro pension (50 euro për ta dhe 150 euro për kujdestarët)!

Duhet përmendur mbajtjen e fjalës që rrogat e sektorit publik të ngriten në bazë të rritjes ekonomike, duke mos lejuar debalans buxhetor dhe humbje fondesh nga Banka Botërore dhe mekanizmat tjerë finansiarë ndërkombëtar.

Vendimet e mëdha për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës nuk duhet shoqëruar me propagandë, pra shumë kush nga oponetët por edhe një pjesë e shoqërisë civile dhe medias po e dëshmojnë se janë të pasionuar pas gjuetisë së shtrigave, duke e përligjur kështu thënien se shqiptari të falë çdo gjë pos suksesit.

Rjete të fuqishme kriminale, sekserë dhe matrapzë të te gjitha diemnsioneve po mbesin pa punë, prej se Kosova e ka një Qeveri e cila u del në mbrojtje qytetarëve, duke e forcuar shtetin ligjor, pra gjyqësorin në mandatin e vet kushtetues dhe ligjor.

Një Kryeministër jokonvencional i cili, ndonëse njihet si lider popullor, ndërmerr vendime jopopullore dhe sidomos jo populliste, natyrisht që do të kuptohet dhe admirohet nga qytetarët.

I tillë është vendimi i kryeministrit për mos shtrenjtimin e rrymës elektrike, që sëbashku me ZRRE, kryeministri i Republikës personalisht e parandaloi për këtë dimër.

Haradinaj është i vetëdijshëm për të gjitha dramat, në të cilat ai nuk do të jetë personazh, ndonëse emri i tij lakohet parreshtur.

Ky vit jozyrtarisht është shpallur “Vit i Trepçës” dhe Haradinaj po punon parreshtur që të rrumbullakësohet konstituimi i gjigantit kosovar në fushën e mineraleve dhe metalurgjisë si kompani ligjore, e aftë që të hyjë në marrëveshje kontraktuale me partner seriozë ndërkombëtar.

I gatshëm për investime të mëdha, të huaja…

Edhe një invesitim i përmasave të “Kosova e re” dhe vendi nuk do të jetë më ai që ishte deri më 9 shtator 2017.

Haradinaj që nga dita e parë e punës së tij si Kryeministër ka bërë përpjekeje prej Sizifi që ta shtyjë gurin në maje pa u përplasur me Sizifë tjerë të deshpëruar, smirëzi ose edhe të humbur në vorbullen e zhvillimeve aktuale politike.

Porse në këto anë mbamendja është e shkurtë.

Të gjithë kërkonin një burrshtetio që i grah punëes dhe e zhvillon ekonominë, tash që e kanë, nuk duan t’ia dijnë, sepse ai “ia ka rritë rrogën vetit” – jo, Haradinaj ia ka rritë rrogën institucionit, që ishte diskriminuese në raport me institucionet tjera qëndrore, pra kryeministrit të Kosovës, kush do që të jetë ai.

Ndërsa, një pjesë të rrogës së tij ai, tashmë e jep për shërim jasht vendit të një qytetari kosovar.

Dhe as kjo, ende nuk i intereson askujt në Prishtinë, sepse shumëkush nuk dëshiron storie suksesi në atdheun e vet, duke u turrë pas pushetit politik.

Kosova nga kuazipatriotë punëpak e fjalëmëdha ende as që përjetohet si atdhe!

Haradinaj po e jetëson atdheun e dinjitetshëm! (sic.)

Autori është ish-gazetar, tash këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës. Ky opinion paraqet qëndrimin personal të autorit.