LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj nga Tirana: Bashkë jemi më të fortë

Haradinaj nga Tirana: Bashkë jemi më të fortë

Pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  i shoqëruar nga deputetë e kryetarë komunash, takoi ndaras grupet kryesore parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, kryebashkiakun e Tiranës dhe Princin Leka II.

Kreu i AAK-së ka takuar grupin e Partisë Demokratike kryesuar nga Enkelejd Alibeaj, Partisë Socialiste kryesuar nga Taulant Balla, si dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit mes partive tona, për të shtyrë përpara agjendat kombëtare në funksion të zhvillimit ekonomik dhe faktorizimit të shqiptarëve në rajon e Evropë”.


“Bashkë jemi më të fortë”, ka shkruar Haradinaj.

Ramush Haradinaj dhe Edi Rama përmirësojnë raportet, takohen miqësisht në Tiranë
Lexo po ashtu Ramush Haradinaj dhe Edi Rama përmirësojnë raportet, takohen miqësisht në Tiranë

Haradinaj gjithashtu ka njoftuar se ka takuar edhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për të cilin ka thënë se është model për kryetarët e komunave.

“Erioni për përkushtimin dhe zgjidhjet efektive për komunitetin, është model për të parët e të gjitha qyteteve, komunave e bashkive shqiptare”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund të vizitës së tij në Tiranë, Haradinaj ka takuar Naltësinë e Tij Mbretërore Princin Leka II, në prag të 61-vjetorit të vdekjes së gjyshit të tij, Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëve.

“Familja Mbretërore mbetet burim frymëzimi e atdhedashurie, adresë e rëndësishme e vlerave dhe trashëgimisë sonë historike”.

Ai ka thënës se është gjithmonë kënaqësi kur takohet me Princin.

“Shqiptarët, të rreshtuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën demokratike, fuqishëm po trasojnë udhën e integrimit të plotë në familjen euro-atlantike. Ky orientim garanton ndërtimin e së ardhmes së sigurt për shqiptarët, zhvillimin ekonomik, marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkëpunimin dhe paqen afatgjate në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Drejtësi
​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

Lajme
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

Drejtësi

"Ne nuk do të ndalemi!", reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

Lajme
Riaktualizimi i idesë për shkëmbim të territoreve, përgjigjet Qeveria e Kosovës

Riaktualizimi i idesë për shkëmbim të territoreve, përgjigjet Qeveria e Kosovës

Lajme
Rritet kërkesa për energji elektrike, KESCO me apel për qytetarët

Rritet kërkesa për energji elektrike, KESCO me apel për qytetarët

Lajme
Kalo në kategori