Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se asnjë qytetarë i Kosovës nuk do të ik nga vendi nëse liberalizohen vizat.
Ai thotë se po bëhet fushatë e qëllimshme për me krijuar huti dhe për të penguar procesin e liberalizimit.
Sipas Haradinajt Kosova i ka përmbushur krejt kushtet e paraqitura më herët duke shprehur besimin se Këshilli i ministrave të BE-së e kalon këtë çështje.
Ai thotë se po punojnë edhe për zbatimin e prioriteteve të Agjendës së Reformave Evropiane – ERA. “Ndërkohë, në dhjetor në Kosovë vjen Komisioneri për zgjerim Johannes Hahn, e po në këtë muaj është mbledhja e Këshillit të BE-së në përbërje të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë, takim ky jetik për Kosovën”.
Haradinaj thotë se po u kërkon ndihmë kryeministrave të rajonit që të lobojnë, derisa Kosova të hyjë në rend dite.
“Kosova i ka zbatuar krejt kushtet e paraqitura më herët, del që vërtetë ka mundësi, pra ka argumente që ne me hy në rend dite tash dhe në Këshill të Ministrave nesër. Nesër, fjala figurative, se është në dhjetor edhe unë besoj që do ta arrijmë këtë. Do t’u kërkoj ndihmën kryeministrave të rajonit, shpresoj kryeministrit të Qipros, Greqisë i cili ka dhënë prova për mirëkuptim për rajonin, Prenkoviqin, Borisovin, pra disave të Sllovenisë që edhe ata të lobojnë deri të hyjmë në rend dite. Do të jem në Vjenë javën tjetër më të 19-in. Menjëherë pas kësaj jave pune edhe aty do kërkoj nga kryeministrat prezent që t’i japin një përkrahje hyrjes në agjendë, pra tash po kërkoj me hy në agjendë. Janë dy vota ose dy moment të vendimit, njëra e ambasadorëve të përhershëm e që i kanë vendet, edhe pastaj një në nivel të kryeministrave, por e japin OK. Unë jam optimist që do ta marrim vendimin këtë vit. Duhet të punojmë janë edhe 40 ditë pune deri në krishtlindje ta zëmë, pse me u dorëzuar kaq herët, nuk po e kuptoj pse duhet menjëherë me e lënë agjendën”, deklaron Haradinaj.
Ai thotë se krejt kjo është çështje e vullnetit politik, por sipas tij, Kosova i ka kaluar dy etapa si asnjëherë më parë në procesin e liberalizimit të vizave.
Për KosovaPress ai ka deklaruar se qëllim kanë që Kosova të bëhet pjesë e Schengenit, e të tjerat, Haradinaj thotë, se vijnë pastaj.
Shprehet i sigurt se asnjë njëri nuk do të ik nga Kosova.
“Kjo është fushat e qëllimshme vetëm me krijua huti, me krijua po them ashtu argumente kundër dhënies së liberalizimit, nuk ik asnjë njeri prej këtij vendi. Njerëzit e Kosovës e dojnë më shumë vendin e vet, zori i ka detyruar në të kaluarën. Shkojnë, qarkullojnë, bëjnë partneritet, ekonomi janë shkëmbime, janë student, janë intelektual, janë sportist, janë familjarë që shkojnë me i takua të vetit. Ndokush e gjen edhe ndonjë vend pune, por ato janë leje tjera. Pastaj nuk është se ki të drejtën me lëviz që nënkupton edhe vend pune. Nëse gjen vend të punës bënë kontratë,vjen në shtëpi ta dërgojnë kontratën është diçka tjetër. Leje qëndrimi janë leje tjera, i mundëson liberalizimi ato se ti mundesh me ra në kontakt me kompani, shkon si vizitor por ti bie në kontakt dhe gjen një vend pune, edhe është normal ajo. Por, ajo nuk është as azil, as emigracion, as krim, ajo është shkëmbim”, thotë Haradinaj.
Ndryshe, Kosova është duke hyrë në pjesën më të rëndësishme të vendimmarrjes që zhvillohet në kuadër të institucioneve të BE-së, lidhur me procesin e liberalizmit të vizave.
Mbledhja e Këshillit të BE-së e fundit për këtë vit në përbërje të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë është më 6-7 dhjetor. Ky takim është kritik për ta jetësuar lëvizjen e lirë të qytetareve tonë. Lufta e vërtete diplomatike duhet të koncentrohet tek vendet kryesore të BE-së të cilat kanë hezitime për të votuar pro liberalizimit të vizave, e që në bazë të votimit në Parlamentin Evropian, bëhet fjalë për Holandën, Francën dhe Gjermaninë.
Nëse vendimmarrje për procesin e liberalizimit të vizave përfundon këtë vit, qytetarët e Kosovën do të mund të lëvizin lirshëm në vitin 2019./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama