LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj nervozohet pasi Kurti u thotë ambasadorëve se Specialja shfuqizohet përmes Qeverisë

Haradinaj nervozohet pasi Kurti u thotë ambasadorëve se Specialja shfuqizohet përmes Qeverisë

Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj, përmes një përgjigje me shkrim, ka reaguar ndaj deklaratave se Qeveria e Kosovës do të procedojë në Parlament një nismë për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Nuk e kanë mohuar një gjë të tillë, por kanë thënë se përkrahin nismën e deputetëve për shfuqizimin i Speciales. Kanë thënë, po ashtu, se me Specialen nuk bën të bëhen lojëra të tilla për përfitime personale e politike.

“Nuk komentojmë deklarata të liderëve të partive politike për çështje të këtilla. Ne respektojmë nismën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për Dhomat e Specializuara. Megjithëkëtë, temat e këtilla të ndjeshme nuk duhet të shërbejnë për lojëra dhe përfitime personale e politike”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë për Express.

Ramush Haradinaj kishte refuzuar të niste nga Qeveria zhbërjen e Gjykatës Speciale. Por, kishte përkrahur nismën e deputetëve, të cilët dështuan për shkak se s’kishin kuorum për ta çuar në Parlament zhbërjen e Speciales.


“Kurti, Mulhaxha-Kollçaku dhe Konjufca përsëritën qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi padrejtësinë dhe dëmin që shkakton Gjykata Speciale por edhe për mungesën e seriozitetit dhe sinqeritetit të kësaj iniciative. Sidoqoftë, iniciativa tash ka ndryshuar formën dhe shpejtësinë pasi që ajo do të vie si Projekt-Ligj i qeverisë e jo më si nismë e deputetëve në Kuvend”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kadri Veseli ishte treguar i pafuqishëm pasi s’kishte arritur të bënte kuorum për të çuar përpara zhbërjen e Speciales.

Presidenti Hashim Thaçi kishte deklaruar se respekton çdo nismë të deputetëve.

Gjykata Speciale e themeluar më 2015 me vendim të Parlamentit ishte planifikuar të shfuqizohej në fund të vitit të kaluar përmes një nisme të deputetëve të pushtetit. Kishte dështuar të kalonte në Kryesinë e Kuvendit në mungesë kuorumi.

Kishin reaguar ambasadorët e  SHBA’së dhe vendeve të BE’së, duke thënë se një nismë e tillë shkatërron raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.

Prapa kësaj nisme kishin qenë Hashim Thaci, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

Burime të Express kanë treguar se Vetëvendosje është pajtuar të votojë pro shfuqizimit të Speciales nëse nisma shkon përmes Qeverisë.

Pajtimi ka ndodhur ne takimin që kanë pasur para dy ditësh Glauk Konjufca me Bilall Sherifin, Ahmet Isufin e Memli Krasniqin.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori