Kosova do t’i japë peshë raporteve me BERZH-in dhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që projektet jetike të Komunave të kenë përkrahjen e duhur, nga e cila përkrahje do të përmirësohet jeta e qytetarit. Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj në një takim të iniciuar nga Qeveria e Kosovës me drejtorin e ri të BERZH-it në Kosovë dhe përfaqësuesit e komunave dhe bizneseve private, të cilat ishin pjesë e projekteve të prezantuara në Samitin e shkurtit në Londër, organizuar nga BERZH.
“Qeveria e Kosovës do të marrë garanca, që ky operacion i përbashkët të bëhet i mundur dhe nismat e komunave dhe bizneseve të gjejnë përkrahjen e duhur. Është një veprim i ndërsjellë yni dhe ky operacion i përbashkët bëhet i mundur duke falënderuar gatishmërinë e BERZH-it, të cilët i falënderoj për këtë partneritet. Besoj se kemi dëshmuar si Kosovë se do t’i japim peshë kësaj marrëdhënie dhe besoj se takimi i sotëm përmbyllë një pjesë tjetër të kësaj marrëdhënie, që dëshmon se do të rrimë në këtë projekt bashkë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Neil Taylor, shef i Zyrës së BERZH-it në Prishtinë, falënderoi kryeministrin Haradinaj për organizimin e këtij takimi, pjesë e të cilit ishin edhe kryetarët e komunave dhe përfaqësues të sektorit privat, duke thënë se BERZH-i është një partner afatgjatë për Kosovën. Taylor tha se që nga 2012-ta janë investuar 312 milionë euro në 81 projekte nga sektori publik dhe ai privat në vend.
“Duam të bëjmë më tepër në Kosovën dhe ky është qëllimi ynë, që të punojmë më shumë. I kemi tri fusha prioritare: sektorin privat, ekonominë e gjelbër dhe infrastrukturën”, tha shefi i BERZH-it, duke thënë se ekziston mundësia që të bëhet më shumë në projektet që kanë impakt në rritjen ekonomike.
Kordinatori në Qeverinë e Kosovës për Ballkanin Perëndimor, Gazmend Abrashi, njëherësh i ngarkuar edhe në mbledhjen e projekteve dhe prezantimin e tyre, tha se në mesin e 40-të projekteve me të cilat Kosova këtë vit u prezantua në Londër, hyjnë projektet si: Unaza ose qarkorja e madhe e Prishtinës, 9 projekte kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave të zeza, tre projekte që kanë të bëjnë me ndërtimin e pendave (nga Komunat e Skenderajt, e Prizrenit dhe e Drenasit), infrastrukturë brenda qytetit, 7 rrugë regjionale dhe dytësore, 2 ndërtime të sistemeve të ujitjes, 3 projekte për rregullimin e shtretërve të lumenjve, studimi i fizibilitetit të Aeroportit të Gjakovës, një projekt për energji të ripërtëritshme, 3 projekte nga Energjia prodhuese me erë, projekte për turizëm, rekreacion, parqe (gjithsej 6), dy projekte që ndërlidhen me prodhim, prodhimi i tjegullave dhe mobileve, një projekt për ndërtimin e fabrikës së ëmbëlsirave, dy projekte për mbledhjen dhe përpunimin e gomave dhe projekte të tjera.
Takimi i sotëm i iniciuar nga kryeministri Haradinaj pati për qëllim avancimin e mëtutjeshëm të këtyre projekteve, për të gjetur mundësinë më të shpejt të investimit dhe realizimit e tyre.
Institucionet e përfshira në këtë proces tani do të listojnë projektet prioritare, të cilat do të mbështeten nga BERZH-i dhe Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës