LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Ligji për Obiliqin i domosdoshëm për zhvillim ekonomik

Haradinaj: Ligji për Obiliqin i domosdoshëm për zhvillim ekonomik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një vizitë pune në Komunën e Obiliqit, me ç’rast u prit nga Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, me bashkëpunëtorë, nga të cilët është njoftuar me punën dhe angazhimet që ka Komuna e Obiliqit.

Pas takimit me kryetarin Gashi, Kryeministri Haradinaj zhvilloi një bashkëbisedim me asamblistët, të cilëve u tha se qeveria do ta ketë një vëmendje të veçantë për këtë komunë. Po ashtu, Kryeministri zhvilloi një bashkëbisedim edhe me personalitete të ndryshme të kësaj komune.

Kryeministri Haradinaj tha se është biseduar për veprimet që duhet të ndërmerren për implementimin e Ligjin për Obiliqin, për zhvillimet në KEK dhe çështjet që kanë të bëjnë me koogjenerimin në të ardhmen.


Në takim është biseduar për transparencën e qeverisjes lokale, gjendjen në shëndetësi, sport, kategoritë e lirisë, pronat që janë me interes për Komunën, por edhe për testin PISA, me ç’rast kryeministri Haradinaj kërkoi një angazhim të shtuar të drejtorisë komunale dhe drejtorëve të shkollave që ky test të dal sa më mirë.

“Qeveria nacionale e ka një vëmendje ndaj Obiliqit, do ta rritë atë në vazhdimësi, veçanërisht nga momenti kur Ligji për Obiliqin zbatohet do të krijohen edhe disa parametra të ri buxhetor për Obiliqin”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se pret që deri në fund të këtij viti në Obiliq të mos flitet për të papunët.

Po ashtu kryeministri Haradinaj tha se vuajtjet e banorëve të Obiliqit do të përmbyllen me fitore dhe kjo komunë tani e tutje do të shihet si qendër e zhvillimit ekonomik të vendit.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, theksoi dy çështje që janë të rëndësishme për këtë komunë, e para që objekti i kulturës i cili është pronë e KEK-ut, të hiqet dhe të shndërrohet në park të qytetit dhe e dyta për çështjen e koogjenerimit në të cilën do të kyçet edhe komuna e Obiliqit.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se ky takim është në vazhdën e takimeve të rregullta me qeverinë për koordinimin e veprimeve të përbashkëta për projektet madhore.

“Komuna jonë e ka një Ligj i cili do ta trajtoj në mënyrë të veçantë komunën dhe besoj se shumë shpejt ky ligj të filloj të implementohet”, tha kryetari Gashi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Ekonomi
Kalo në kategori