Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi të radhës në Facebook ka shkruar rreth qëndrimit të tij dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, rreth dialogut me Serbinë.
Në këtë drejtim, siç ka thënë Haradinaj, Kosova dhe statusi i saj politik është përmbyllë me 17 shkurt 2008, si shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.
”Diskursi dhe vendimi i heqjes së taksës, dhe kamuflimi i saj me reciprocitet e kthen Kosovën në proces dialogues tashmë të shpenzuar dhe është prapësim nga qëndrimi dhe ripozicionimi i Kosovës që e ndali ndarjen dhe e afroi Kosovën drejt Finales së Madhe duke e siguruar edhe rolin aktiv, parësorë dhe garantues të SHBA-ve”, ka shkruar ndër tjerash Haradinaj.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, ky është qëndrimi im dhe i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për dialogun:
Kosova dhe statusi i saj politik është përmbyllë me 17 shkurt 2008, si shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.
Diskursi dhe vendimi i heqjes së taksës, dhe kamuflimi i saj me reciprocitet e kthen Kosovën në proces dialogues tashmë të shpenzuar dhe është prapësim nga qëndrimi dhe ripozicionimi i Kosovës që e ndali ndarjen dhe e afroi Kosovën drejt Finales së Madhe duke e siguruar edhe rolin aktiv, parësorë dhe garantues të SHBA-ve.
Kosova duhet të arrijë kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues më Serbinë, me pozicionet tashmë të definuara:
1) Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe – vetëm në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Marrëveshjen e Parë të Parimeve që rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve të nënshkruara nga Kosova dhe Serbia më 19 Prill 2013, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, çështja Nr. KO130/15, dhe Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.
2) Të drejtat e Kishës Ortodokse serbe sipas Kushtetutës dhe Ligjeve në Fuqi, që u garanton status ligjor sipas projekt ligjit për liri fetare.
3) Sigurimi i vazhdimësisë së të drejtave të zgjeruara të komunitetit serb, sipas orientimeve të Planit të Ahtisaarit tashmë të mishëruara në Kushtëtutë, duke njohur të drejtat afirmative të komunitetit serb në vetëqeverisje lokale, në përfaqësimin qendror institucional, në të drejta afirmative në financa publike, arsim, siguri, religjion, dhe gjuhë.
Sot Kosova e ka në dispozicion ofertues edhe elementin e katërt:
4) Tregun e Kosovës, të mbrojtur tashmë me taksën 100%. Kjo taksë duhet të ofertohet me heqje vetëm në këmbim të Kontratës Finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë, e jo për rikthim në proces dialogues pa afate e kornizë të cilin tashmë e kemi tejkaluar.
Pozicionet për çështjet tjera të hapura me Serbinë si krimet e luftës, reparacionet, të zhdukurit, sukcesioni, dhe çështje tjera të inkorporuara në “Librin e Madh”, janë të gatshme dhe të disponueshme.
Këto pozicione duhet të jenë përfundimtare si pjesë e ofertës së tërësishme për njohje reciproke. Në këto qëndrime ne jemi të gatshëm të përkrahim dhe kontribuojmë. Në të kundërtën, në përputhje me interesat shtetërore, do të mbajmë përgjegjës secilin, për pasojat që i shkaktohen shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
Kokaina nga Amerika Latine e fshehur në lëkurë gjedhësh përpunohej në laboratorin e Fushë Krujës, 10 të arrestuarit dalin në GJKKO
Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit