LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, Kurtit: Askush më nuk u beson shifrave tua, mashtrimi nuk kalon

Haradinaj, Kurtit: Askush më nuk u beson shifrave tua, mashtrimi nuk kalon

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverisjen Kurti, duke thënë se vendi nuk ndërtohet e as qeveriset gjithmonë me mashtrim.

Kryetari i AAK-së në një postim në Facebook shkruan se askush më nuk u beson shifrave të qeverisë Kurti.

Lexoni të plotë postimin:


Mashtrimi s’kalon!

Nuk ndërtohet vendi e as nuk qeveriset gjithmonë me mashtrim. Nëse nuk ta kanë thënë dhe nëse nuk e din vetë, çka unë dyshoj, jeta e qytetarit të Kosovës nuk është duke u përmirësuar por është duke u varfëruar. Askush nuk ju beson më shifrave tua e edhe militantët që të rrinë përreth e dinë që je duke mashtruar dhe po abuzon me numra për zhvillim ekonomik dhe punësim.

Nëse e ke rritë buxhetin për 35%, pse të paktën s’po i rritë pagat e pensionet, bile të paktën 25%? Ndoshta po pret fushatën zgjedhore e pastaj ta realizosh rritjen se të duhet për vota. S’ka lidhje. Përfito me këtë formë të ulët mashtrimi por veç ngriti pagat sepse njerëzit e këtij vendi janë dhe kanë shumë nevojë për rritje pagash e pensionesh. Çdo ekspert buxheti e din që ke mundësi për rritje deri në 25-30% pa asnjë problem qysh sot.

Albin, në Kosovë për katër vite nuk është krijuar asnjë vlerë e re, as politike as ekonomike dhe nuk ka progres në asnjë sferë të jetës. Kemi sanksione nga BE dhe kemi humbur për një vit rreth 500 milionë EURO veç nga këto masa. E ke dëmtuar rëndë pozicionin e Kosovës në integrime euro-atlantike dhe askush nga vendet aleate nuk të sheh si partner por si person që duhet menaxhuar. Ke dëmtuar raportet me investitorë dhe ke mbajtur ata larg nga Kosova. Agjencioni i Statistikave që është pjesë e zyrës së Kryeministrit të ka tregu që 211, 749 qytetarë e kanë braktisë Kosovën për 4 vite sa ti ke qeverisë. Nëse flet me të rinj, shumë prej tyre janë duke aplikuar dhe duke u përpjekur që të ikin dikah. Nuk ke asnjë ide asnjë koncept me ndihmu vendin përveç populizmit, fjalëve të bukura dhe veprimeve boshe.

Mos abuzo me statistika e mos mashtro. Kërkah s’është drejtimi që i ke dhënë Kosovës. Me trendet që i ke nuk besoj që të duhet fitorja në zgjedhje. Nuk përfiton Kosova e jam i sigurt që as ti, sepse “zullumi këputet për së trashi” thotë populli. /Telegrafi/