LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kur i përmenda Mogherinit SHBA-në më dialog, më tha “s’mundemi me dalë bashkë në konferencë” (Video)

Haradinaj: Kur i përmenda Mogherinit SHBA-në më dialog, më tha “s’mundemi me dalë bashkë në konferencë” (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për “incidentin” që ka pasur me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini gjatë një takimi.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është e vështirë të arrijmë një marrëveshje finale me Serbinë në Kohën kur Mogherini është në fund ta mandatit dhe në strukturat e BE-së ka zgjedhje.

“Kam pasur thyerjet e mia me zonjën Mogherini si kryetar i Qeverisë së Kosovës. Në takimin e parë ja kam përmend asaj rolin e Amerikës në negociata, ajo nuk ka dalë me mua në konferencë për shtyp. Më ka thënë ”zoti Kryeministër, nëse ti mban këtë qëndrim ne nuk mund të dalim bashkë në konferencë””.


“…I kam thënë “në rregull zonja Mogherini shihemi në mbledhjen e ardhshme”. Unë kam kërkuar rolin e Amerikës në tavolinë. Nuk është krejt rastësi se si ka hyrë Amerika në bisedime. Ne jem ka shohim fatkeqësisht vetëm sot për sot”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryeministri ka thënë se zonja Mogherini e ka të lehtë të luaj rolin e saj në ndërmjetësimin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mogherini duhet të nxjerrë arkivat e veta dhe të thirr Amerikanët, ata kanë një materie…Lë të vijë në Kosovë vetë e katërta dhe të sjellë një kontratë. Të thirr delegacionin shtetërorë dhe ne shohim nëse duam të aprovojmë marrëveshjen. Nuk jam për të shtyrë aspak marrëveshjen, por jo të paguajmë një kosto”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Politikë
Kalo në kategori