Haradinaj kujton sulmet e 11 shtatorit: Do të jemi përherë krah Amerikës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se sulmet e 11 shtatorit kishin për cak të godasin jo vetëm ShBA-të por mbarë njerësimin.
"Sulmet terroriste të 11 shtatorit mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbeten ndër ngjarjet më të tmerrshme, që për cak kishin të godasin jo vetëm popullin, institucionet dhe demokracinë amerikane, por mbarë njerëzimin", ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se pas 19 viteve më pas, ShBA-të bashkë me aleatët arritën të ngadhnjejnë ndaj të keqes me synim për një botë të qetë e të sigurt.
Postimi i plotë:




























