Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me ministrin për Zhvillim Ekonomik, Valdrin Lluka dhe atë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, kanë takuar sot menaxhmentin e Kombinatit ‘Trepça’ në Mitrovicë, me ç’rast diskutuan rreth situatës aktuale në këtë ndërmarrje, punën që duhet bërë në të ardhmen, si dhe mundësitë për zbatimin e ligjit për Trepçën.
Haradinaj potencoi rëndësinë e madhe në shumë aspekte që ka ky gjigant. Ai tha se vizita e tij me bashkëpunëtorë sot këtu, duhet të kuptohet nga të gjithë pa dallim si gatishmëri që të fillohet me punë.
Sipas tij, është e pa tolerueshme vonesa e krijimit të Bordit mbikëqyrës për Trepçën dhe po ashtu është e pa tolerueshme lejimi i statusit të Trepçës si kompani e paregjistruar.
Ai ka theksuar obligimin e qeverisë ndaj minatorëve, duke përmendur këtu kategorizimin e pagave, përvojën e minatorëve, punësimin e fëmijëve të tyre dhe të ngjashme.
“Rëndësia e Trepçës në dimensionin ekonomik, por edhe në dimensionet tjera shoqërore është e madhe. Përgjegjësia e menaxhimit në Trepçë, për Trepçën, i tejkalon ato dimensionet e zakonshme të vetëm menaxhimit ekonomik. Pra, ndjeshmëria është shumë e madhe. Si rezultat i kësaj ndjeshmërie, pra peshës që ka, Parlamenti i Kosovës e ka aprovuar Ligjin. Ligji tani obligon qeverinë e vendit me marr obligimet e duhura të parapara me Ligj, veprime të cilat pastaj zbresin edhe tek ju, të cilat ju obligojnë zbatim në bazë të Ligjit”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se duhet të shfrytëzohet mundësia për një integrim më të mirë të kësaj treve të Kosovës, përfshirë edhe veriun, ndërsa ka kritikuar vonesën e krijimit të Bordit mbikëqyrës të Trepçës.
“Ju lutem kuptojeni këtë lloj vizite si gatishmëri që të fillojmë pra me zbatim, të fillojmë me punë, është e patolerueshme me u vonuar krijimi i Bordit mbikëqyrës, por po ashtu është e pa tolerueshme me lejuar statusin e Trepçës si kompani të paregjistruar që ka vështirësi në operim dhe si pasojë e kësaj edhe probleme tjera. Ne jemi në obligim ndaj minatorëve, kur them në obligim janë disa tema që kanë të bëjnë me kategorizimin e pagave, stazhin e minatorëve, e që dëshirojmë me i trajtuar me seriozitetin e duhur…Njëkohësisht edhe pse nuk dëshirojmë me i prishë kurrë kriteret ligjore për punësim në Trepçë, ekziston një traditë e pashkruar në botë që fëmija i minatorit është më afër temës, njohurive, ai jeton me minierën”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa, menaxheri i Trepçës, Ahmet Tmava, ka bërë të ditur se ndërmarrja në aspektin financiar është në një gjendje të qëndrueshme, dhe këtë angazhim në këto rrethana të mbijetesës po tenton ta ruajë.
“Në aspektin financiar ndërmarrja është në një gjendje të qëndrueshme, dhe këtë angazhim në këto rrethana të mbijetesës po tentojmë ta ruajmë… Për fat të keq kemi minatorë 64 vjeçar, që me asnjë normë ndërkombëtare nuk lejohet, sepse është dashur që për shkak të stazhit të beneficuar ata veç të shkojnë në pension. Kemi edhe një gjendje shëndetësore të disa minatorëve e cila nuk është e mirë…Ky ristrukturim, këto pengesa janë bërë sepse sikur të kishim shkuar në rritje të numrit pa i bërë këto sqarime, mund të na sjellin telashe shumë të mëdha të afarizmit deri në këtë periudhë…Emëruesi i përbashkët i të gjitha problemeve, sfidave të kohës, është mos zbatimi i ligjit,” tha Tmava.
Kryeministri Haradinaj me bashkëpunëtorë pas vizitës së menaxhmentit, ka vizituar edhe disa prej punëtorëve në minierën e Stantërgut.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi