Mungesa e ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj në mbledhjen e Qeverisë shkaktoi reagimin e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Teksa në emër të Beqajt po fliste zëvendësi i tij Bujar Cakolli dhe po shqyrtohej propozimi për të kërkuar nga presidenti dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit me Agjencionin gjerman për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ për projektin CETEP, Haradinaj kërkoi të dijë se ku është ministri Beqaj.
“Zëvendësministër, a mos e din ku është ministri?. Propozoj me shty, kur të vjen ai në mbledhje të Qeverisë. Jam kundër me aprovu, meqë ai është në Kosovë. E ka vlerësu një ngjarje më të rëndësishme se këtë, prapë është në Kosovë. Propozoj me e shty. Kur të vjen ai shkojmë më tutje. I bën të fala shumë, i thuaj tjera ditë hajde këtu, në mbledhje të Qeverisë. Nuk do të vazhdojmë këtu. Nuk është në rregull, një ministër e vlerëson një aktivitet tjetër, më të rëndësishëm se takimin e Qeverisë. A ai e ka ditur ditur që është mbledhja, sot një javë. S’mujm pa kufi me shku kështu. Nuk e kam personale me kerkond por, a po e vazhdojmë punën si i ka hije Qeverisë , o po e lejmë. Vlen për secilin. S’ka logjikë kështu. Nuk e di çka është më me rëndësi se mbledhja e Qeverisë, për një ministër. Ai po e çon zëvendësin po shkon tjetërkund. Ka mujt me çu zëvendësin atje ku është ai vet. Shtyhet kjo pikë e rendit të ditës dhe çdo herë do të sillem kështu”, tha ai.
Ndryshe, ministri Beqaj sot ka mbajtur një aktivitet në Prizren, me të cilin ishte edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
I njëjti ka aktakuzë të ngritur në rastin e njohur si “Pronto”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët