LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kriminelët e votës duhet të përfundojnë në burg, kërkojmë rinumërim të plotë

Haradinaj: Kriminelët e votës duhet të përfundojnë në burg, kërkojmë rinumërim të plotë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partive pas zhvillimeve të fundit, ka thënë se kriminelët e votës duhet të përfundojnë në burg.

“Ishte një takim me nënkryetarët e AAK, sekretarët, deputetët dhe kryetarët e komunave. Biseduam për procesin zgjedhor dhe ndërtimin e institucioneve. I falënderojmë qytetarët që mundësuan që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Edhe ne jemi të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodh në disa raste nga disa komisionar ose vëzhgues të pandërgjegjshëm dhe kërkojmë nga organet e rendit që kriminelët e votës të përfundojnë në burg të të gjitha partive”, u shpreh Haradinaj.

I pari i AAK-së, tha se për këtë arsye kërkojnë rinumërim të plotë të votave, shkruan Telegrafi.


“Kërkojmë rinumërim të plotë të votave në prezencë të hetuesisë dhe policisë që të gjendet e vërteta. Ndërtimi i institucioneve duhet të ndodh sa më shpejt, ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor përqindjen tonë ose të LVV-së, LDK-së apo PDK-së apo partive tjera, dhe nuk shoh pse dikush duhet të dalë kundër rinumërimit përpos nëse fshehin keqpërdorime tjera për të cilat nuk di opinioni”, tha Haradinaj.

I pyetur se a ka hequr dorë nga posti i presidentit, Haradinaj u shpreh se “Aleanca ka dalë në zgjedhje ka pas një ofertë. Nëse dëshiron që dikush të flas me ne jemi të hapur. Ajo që dihet është se opozitë jemi dhe do të jemi në shërbim të vendit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori