Kosova është hedhur në ruletë ruse nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi.Kështu është shprehur gjatë intervistës së tij për Syri TV, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.Sipas tij, presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë janë koordinuar në qëndrimet e tyre për këtë projekt, të dëmshëm për Kosovën.“Thaçi ka mbështetur një koncept të tillë. Kemi patur qëndrime të kundërta dhe në vështirësi kam vazhduar të mbajë këtë qëndrim. Kur kryetari I shtetit e merr vesh se vetë vendi është hedhur në rulo ruse, çka bën ai? E kuptoni sa e rëndë ka qenë për mua vetëm me dëgju këto fjalë”, deklaroi Haradinaj.A ka qenë në sinkron Rama dhe Thaçi?“Nuk besoj se nuk kanë qenë. Kanë patur një koordinim mes tyre. 6 muaj e fundit nuk e kam dëgjuar Thaçin të flasë për këtë temë, ndërsa shkuarja e kryeministrit të Shqipërisë në Serbi, pa qenë Kosova, imagjinoni ku ka ardh tejkalimi I Kosovës. Kryeministri I Shqipërisë mund të thoshte: “mund të vijë atje, por jo pa Kosovën. Çdo fjalë që kam thënë për angazhimin e Ramës në ndarjen e Kosovës, qëndron”, u shpreh Ramush Haradinaj.