LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova nuk ka çështje të hapur me Serbinë për territore, nevojitet njohja reciproke 

Haradinaj: Kosova nuk ka çështje të hapur me Serbinë për territore, nevojitet njohja reciproke 

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë sot se dialogu me Serbinë duhet të bëhet, por vetëm për njohje reciproke dhe jo për hapje të temave të reja pasi janë rrezik për Kosovën.

Haradinaj këto komente i bëri në një ligjëratë, të cilën e mbajti para studentëve të Fakultetit Filozofik.

“Kemi nevojë për dialog. Unë jam për dialog me Serbinë, pasi heqja e temave nga tavolina bëhet në disa mënyra. Nëse je i zoti e bën ligjin vet nëse s’je…E kemi dëshmuar në luftën e vitit 1999. Nuk kemi çështje të hapur me Serbinë për territore por vetëm njohje reciproke. Kemi interes për njohje nga Serbia dhe duhet të negociojmë njohjen, por në paprekshmëri për atë që kemi krijuar, pasi nëse hapet kjo temë do të jetë rrezik”, ka thënë ai.


Kryeministri i vendit po ashtu foli edhe për sfidat që e presin Kosovën, si anëtarësimi i saj në INTERPOL si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e saj.

“Qeverisja që e udhëheqim nuk është perfekt. Nuk është një qeveri që po mashtron njerëzit. Është një qeveri që nuk i është frikësuar temave të mëdha si p.sh INTERPOL. Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është mundësi që të luftohet krimi. E kemi edhe liberalizimin e vizave. Jemi në dinamik, nuk jemi tërheq nga kjo temë. Te arsimi nuk kemi arrit mjaftueshëm pasi në tavolinë kam gjetur tema të mbi një dekade”, theksoi Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Lajme
“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Lajme
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori