LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova është rreshtuar krah shteteve të lira demokratike

Haradinaj: Kosova është rreshtuar krah shteteve të lira demokratike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është rreshtuar krah shteteve të lira demokratike në mbështetje të popullit ukrainas, në luftën e tyre të drejtë mbrojtëse.

Në shënimin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Haradinaj ka shkruar se sot vendi ynë është kthyer në shtëpi të dytë për shumë gazetarë ukrainas, të cilët kanë gjetur mikpritje të ngrohtë në vendin tonë.

“Ata edhe sot vazhdojnë ta ushtrojnë punën e tyre informuese për popullin ukrainas si gazetarë, duke ndarë përvojën e jetës së tyre në Kosovë me bashkëvendësit e tyre. Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, kisha kënaqësi të marr pjesë në pritjen e organizuar me ftesë të ambasadorit gjerman z. Jörn Rohde, në emër të shteteve të Quint’it, si dhe në emër të zyrës së BE-së, AGK-së, si dhe Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, në shënim të kësaj dite. Ne si popull që përjetuam të njëjtin agresion, qëndrojmë me Ukrainën, me popullin e saj, të tashmen dhe të ardhmen e saj”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Kalo në kategori