Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e Ndërrimit të Drejtorit të NALT-it, Gjeneral Brigade Uwe A. Becker të cilin nga tash do ta zëvendësojë gjeneral brigade, Michael Oberneyer.
Haradinaj ka theksuar se është shumë e rëndësishme që të kemi besimin e NATO-s.
Para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj duke vlerësuar lartë kontributin e gjeneralit Becker, tha se sot jemi të gjithë bashkë që të shprehim respekt për shërbimin e më shumë se dhjetë muajsh në vendin tonë të gjeneral brigade Uwe Becker.
Kryeministri Haradinaj gjatë fjalës veçoi se është takuar në disa raste me gjeneralin Becker dhe se sot është momenti që t’i shpreh falënderim për shërbimin, në emër të tij dhe të popullit të Kosovës, pasi ky siç tha ai, është një moment special që popullit gjerman t’i themi faleminderit për kontributin e tyre të më shumë se 20 vite që nga koha e tragjedisë e deri sot.
Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj shtoi se Kosova ka një synim, bashkimin e kësaj familjeje dhe në këtë drejtim është duke u bërë një punë shumë e vështirë jo vetëm që të fitohet besimi por edhe të jemi të pranueshëm.
“Ne i takojmë botës së paqes të udhëhequr nga Amerika sepse me luftën tuaj ju qëndruat në të drejtën tonë dhe ndalet tragjedinë e asaj kohe duke na ndihmuar neve që sot të jemi këtu”, tha kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj gjeneralit Becker ia ndau medaljen e kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu për meritat e veçantë gjatë shërbimit në Kosovë.
Drejtori i NALT-it, gjeneral Brigade Uwe Becker, falënderoi institucionet për bashkëpunimin, duke thënë se gjatë detyrës së tij si drejtor i NALT, Kosova mori vendimin per të filluar tranzicionin gradual të FSK-së. Siç tha ai, me miratimin e mandatit të ri të FSK-së, aleatët kanë filluar procesin e rishqyrtimit të nivelit të angazhimit të NATO-s me FSK-në, proces ky që është në vazhdim e sipër.
“Në kuadër të mandatit tonë, ne kemi vazhduar të punojmë krah për krah me kolegët tanë të FSK-së në një mjedis të privilegjuar të transparencës dhe çka është më e rëndësishmja të besimit”, tha gjeneral brigade Becker.
Në këtë ceremoni nga një fjalë e mbajtën edhe ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneral Lorenzo D’Addario dhe drejtori i ri i NALT-it, gjeneral brigade, Michael G.Oberneyer./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri