Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit të enjten ka kërkuar përkrahjen e deputetëve për shkarkimin e Qeverisë Kurti.
Ai ka thënë se dialogu dhe qeverisja në Kosovë janë në rrugë të gabuar, “e cila po i shkakton humbje dhe po i sjell goditje vendit tonë”.
“Muj me i listu humbjet edhe goditjet për Kosovën. Janë të shumta, i keni dëshmu e shpjegu shumë prej jush, po na i thonë mediat e po na i thonë edhe aleatët tanë. Nëse ne në Parlament e shohim qeverinë që po e udhëheqë vendin në drejtim të gabuar, po i sjell vendit humbje të njëpasnjëshme, si të veprojmë?”, është shprehur Haradinaj.
Sipas tij, Kuvendi duhet t’i marr përgjegjësitë dhe ta shkarkojë Qeverinë Kurti.
“Nëse dikush prej nesh ende shpreson se Kurti dhe qeveria e tij do ta nxjerrin vendin nga drejtimi humbës, jam i bindur se do të dalë gabim. Nuk mund të shpresojmë që do ta zgjidh situatën ai që e ka sjell Kosovën në pozitën e të ndëshkuarit. Besoj se është detyrë e Parlamentit që ta nxjerr Kurtin nga rruga e gabuar. Detyrë e të gjithë deputetëve. Ju lus shqyrtojeni se a është në rregull me vazhdu në këtë drejtim apo të gjithë ne ta ndihmojmë Kosovën e ta shkarkojmë Qeverinë Kurti”.
“Ne duhet t’i marrim përgjegjësitë. Ta ndihmojmë Kosovën me mocion. Ta shkarkojmë Qeverinë Kurti. Nëse ne heshtim në ketë situatë në vazhdimësi po bëhemi pjesëmarrës të përkeqësimit të gjendjes. Dita e sotme kur Kosova ulet si palë në tavolinë e ndëshkuar duhet të na japë alarmin për mocionin që ta nxjerrim Kosovën nga drejtimi i gabuar”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj