LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon dyfishimin e pensioneve për veteranët e luftës

Haradinaj kërkon dyfishimin e pensioneve për veteranët e luftës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur sot para veteranëve dhe familjarëve të të rënëve në Junik ku ka thënë se punë shumë e rëndësishme është dyfishimi i pagave të invalidëve dhe pensionet e familjarëve të dëshmorëve.

Dyfishimin e këtyre pensioneve Haradinaj ka thënë se duhet bërë për shkak se vendi po shkon drejt rritjeve të çmimeve.

Ai ka shtuar se pas këtij procesi ka ardhur koha që të dyfishohen pagat e pensionet e invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve.


Tutje ka theksuar se këto pensione apo paga që po u bëhen këtyre familjeve janë status i rregulluar me ligj dhe se nuk duhet t’u mohohet e drejta për të punuar, pasi veteranët e luftës po detyrohen të punojnë ilegalisht nëpër sipërmarrje të ndryshme pa kontrata pune.

Po ashtu Haradinaj ka folur se sa i rëndësishëm për vendin është anëtarësimi i vendit në NATO.

Ai ka thënë se siguria jonë është konsoliduar me formimin e Ushtrisë së Kosovës, por që të përmbyllet e gjithë infrastruktura e sigurisë së vendit nevojitet hyrja në NATO.

“Po shihen disa zhvillime kohëve të fundit edhe më ndryshe se sa që na e ka marrë mendja prandaj kryesorja është anëtarësimi në NATO”, deklaroi Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Kalo në kategori