LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Jemi të interesuar për përgatitjen e ofertave për investime vendore dhe të jashtme

Haradinaj: Jemi të interesuar për përgatitjen e ofertave për investime vendore dhe të jashtme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitave që po ju bënë ministrive, sot zhvilloi një takim pune në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ku u prit nga ministri, Bajram Hasani dhe drejtorët e departamenteve në këtë ministri.

Gjatë vizitës, kryeministri Haradinaj u njoftua për punët dhe projektet që janë duke u zhvilluar në këtë dikaster qeveritar, si dhe për projektet që do të zhvillohen në të ardhmen.

Haradinaj tha se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbulon shumë fushëveprimtari që janë me rëndësi për jetën në vendin tonë.


“Janë me peshë të gjitha aktivitetet që bëhen nga kjo ministri jo vetëm për rregullimin e tregut, por edhe për përgatitjen e ofertave për investitorët. Kemi rezultate dhe mund të konfirmojmë se ka një dinamikë dhe po bëhet punë, një ndër to është MSA dhe të gjitha veprimet qeverisëse që i dedikohen dhe që janë në përgjegjësinë e kësaj ministrie”, tha kryeministri, duke shtuar se interesimi është për përgatitjen e ofertave për investime qofshin vendore, qofshin të jashtme.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast përmendi edhe veprimet që duhet ndërmarrë për çështjen e privatizimit të tokës, që së bashku me ministritë dhe AKP-në, ta shqyrtojnë mundësinë që një pjesë të tokës ta lënë në dispozicion të investitorëve.

Gjatë vizitës, kryeministri Haradinaj tha se është një situatë jo fort e lehtë dhe jo fort e mirë me lejet e ndërtimit në vend.

Poashtu, kryeministri Haradinaj tha se do të bëhet edhe rishqyrtimi i Ligjit për legalizimet, në mënyrë që të sigurohet bazë dhe mundësi për një nisje të mirë zhvillimore.

Ndërkaq, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, e njoftoi kryeministrin për gjendjen në MTI, për punët që janë bërë dhe planin se si do të veprojnë më tutje.

“U dakorduam që ta shtojmë dinamikën e punës dhe ta shtyjmë planin e MSA-së, duke marrë parasysh që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është koordinatore e reformave ekonomike dhe udhëheqëse e Task Forcës për të Bërit Biznes”, tha ministri Bajrami. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori