Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një grup të studentëve, bursistë që janë bashkë-financuar nga Qeveria e Kosovës dhe USAID-i, të cilët studimet e tyre i kanë përfunduar në universitete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Ramush Haradinaj, i ka njoftuar studentët me punën që po bënë Qeveria nën drejtimin e tij, duke shprehur kënaqësinë për investimin në edukim, e për të cilin tha se Kosova ka shumë nevojë.
Kryeministri me këtë rast tha se është mbështetës i këtij projekti, sepse përvoja e studentëve të diplomuar në SHBA, do të jetë ndihmesë shumë e madhe për institucionet e Kosovës në të gjitha aspektet, duke filluar nga administrata publike, drejtësia, zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, bujqësia, etj.
Siç njofton zyra e kryeministrit, më tej kryeministri Haradinaj, tha se Kosova ngecë në implementim dhe për këtë është i nevojshëm vullneti, kapaciteti, ekspertiza dhe njohuritë e profesionistëve.
Kryeministri Haradinaj, në bashkëbisedim me studentët tregoi edhe një sërë sfidash me të cilat përballet Kosova, por edhe për punën që është duke bërë Qeveria për zhvillimin ekonomik, në përkrahje të prodhuesve, sipërmarrësve, përpunuesve, përmes politikave të favorshme fiskale, qoftë përmes lirimit nga tatimi të lëndës së parë apo teknologjisë.
Kryeministri Haradinaj, tha po ashtu se është i kënaqur dhe krenar me vullnetin dhe përkushtimin e studentëve për edukim cilësor dhe për vendosmërinë e tyre drejt zhvillimit profesional.
Në takim me kryeministrin ishte edhe shefi i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, i cili e falënderoi kryeministrin për pritjen, duke thënë se janë të ngazëllyer për 180 të diplomuarit nga Programi për Lidership Transformues, të cilët i kanë ndjekur studimet master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fushat të cilat kanë rëndësi të madhe për Kosovën, si në ekonomi, teknologji dhe fusha tjera.
“Sa herë takohem me këtë grup jam i inspiruar dhe i frymëzuar nga pasioni dhe energjia e tyre, por edhe nga përkushtimi i tyre drejt ndryshimeve pozitive të vendit dhe kjo më jep një motiv që Kosova do ta ketë një të ardhme të mirë”, tha Hope. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit