Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është vënë në thumb të kritikave të opozitës dhe analistëve politikë, për shkak të, siç thuhet, hezitimit të tij për të marrë rolin prijës në përfaqësimin e Kosovës në fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë. Sipas opozitës, por edhe njohësve të zhvillimeve politike në Kosovë, që nga aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shpallur jokushtetues Ligjin për delegacionin e Kosovësnë bisedimet me Serbinë, është qartësuar se kompetencën dhe përgjegjësinë ligjore për ta udhëhequr dialogun e ka kryeministri i Kosovës, në konsultim me presidentin.
Në kabinetin e kryeministrit Haradinaj, thonë se nuk ka hezitim për të marrë përsipër udhëheqjen e dialogut, por rikujtohet se Haradinaj po kërkon një konsensus të gjerë në lidhje me këtë proces.
Këshilltarja për media e kryeministrit, Ramush Haradinaj, njëherësh edhe zëdhënëse e Qeverisë së Kosovë, Donjeta Gashi, tha se kryeministri Haradinaj asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësisë për dialogun. Ajo tha se kryeministri konsideron se Kosova nuk ka kohë për të humbur, por nga ky proces duhet të ketë rezultate konkrete.
“Nuk është hezitim sa i takon anës së kryeministrit, por është insistim që për çështjet madhore që kanë të bëjnë me definimin e të gjitha aspekteve me shtetin serb, të ketë gjithëpërfshirje dhe të ketë një dialog përmbajtjesor, një dialog të kornizuar që çon në njohje reciproke, në një marrëveshje finale ligjërisht të obligueshme në kufijtë ekzistues”, tha Gashi.
“Ky është qëndrimi i kryeministrit dhe në vazhdimësi për këtë qëndrim ai ka ftuar të gjitha palët në Kosovë që të ulen në tavolinë dhe të bashkohen sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë”, theksoi zëdhënësja Gashi.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar disa herë se për çështje të mëdha e të rëndësishme siç është dialogut me Serbinë, duhet të ketë një angazhim të të gjitha partive politike. Haradinaj ka thënë se një marrëveshje kornizë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është më se e domosdoshme.
Në anën tjetër, Jeta Krasniqi, njohëse e procesit të dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se udhëheqësit e institucioneve nuk duhet të ikin nga përgjegjësia. Krasniqi tha se të gjitha obligimet kushtetuese duhet kryhen nga krerët e institucioneve të cilat kanë marr përsipër udhëheqjen e vendit.
“Dialogu Kosovë Serbi nuk është çështja apo tema më atraktive, është një çështje e vështirë dhe mund të ketë edhe një kosto politike, por derisa kemi institucione, derisa ka përfaqësues të institucioneve, ata duhet të kenë përgjegjësinë për të marrin edhe koston politike”, tha Krasniqi.
“Kjo çështje nuk ka të bëjë me preferenca apo dëshira nëse duan apo jo, kjo ka të bëjë me obligime dhe në momentin që personat e caktuar marrin përgjegjësinë për të udhëhequr dikasteret e caktuara”, tha Krasniqi.
Sipas saj, çështja e dialogut me Serbinë, duhet të ketë një konsensus gjithëpërfshirës, pasi që ky proces dhe një marrëveshje eventuale duhet të votohet në Kuvendin e Kosovës.
“E vetmja mënyrë, pavarësisht se kush është në pushtet, që të ecet përpara është përmes ndërtimit të një konsensusi politik për faktin se marrëveshja eventuale duhet të votohet në Kuvend me dy të tretat e votave”.
“Meqë është një çështje kaq delikate dhe e rëndësishme duhet të ndërtohet një konsensus që në fazën fillestare. Ajo që është për ne relevante dhe duhet të merret seriozisht nga krerët e institucioneve, ky konsensus duhet të ndërtohet brenda kornizës kushtetuese”, tha Krasniqi.
Aktualisht, procesi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në formatin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, është i bllokuar. Ndërkaq, një tentativë e re për t’i vazhduar takimet, është provuar të lansohet nga kancelaria gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, por e cila po ashtu nuk ka rezultuar me vazhdimin e dialogut.
Për të vazhduar dialogun në Bruksel, Beogradi ka vendosur si kusht heqjen e taksës doganore prej 100 për qind, të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur për të gjitha importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Por, autoritetet në Prishtinë kanë deklaruar se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe, nuk paraqet pengesë për vazhdimin e dialogut, por pengesa qëndron në mungesën e gatishmërisë së Serbisë për ta njohur Kosovën.
Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar se e mbështesin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Zyrtarët e lartë amerikanë kanë thënë se është fundamental për të ardhmen e të dyjave vendeve, Serbisë dhe Kosovës, që të gjejnë një rrugë për të normalizuar raportet. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker