LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Industritë si Viva Fresh input i fortë për ekonominë e vendit

Haradinaj: Industritë si Viva Fresh input i fortë për ekonominë e vendit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar qendrën e shpërndarjes “Viva Fresh”, ku nga pronari i kompanisë Xhevdet Rexhepi është njoftuar për të arriturat dhe sfidat me të cilat përballen.

Pas vizitës që ka bërë në qendrën logjistike, Haradinaj, tha se infrastruktura përcjellëse është e kushtueshme dhe e gëzon fakti se pa nga afër një sistem shumë të avancuar të punës, një sistem i cili përdoret vetëm në kompani shumë të avancuara në botë, sistem që garanton saktësi të kohës së ardhjes së produktit, të kohës së plasimit në pika të shitjes dhe vërtetë i jep garanca konsumatorëve, që “Viva Fresh” është e saktë, e garantuar, në atë që iu ofron atyre.

“Njëkohësisht, 30 për qind e produkteve që ‘Viva Fresh’ i plason në treg, janë të Kosovës, pra është mbi 60 milionë në vit mall i Kosovës që mbërrin te konsumatori, pra mall i prodhuesve vendor përmes ‘Viva Fresh’”, tha Haradinaj.


Me këtë rast, Haradinaj, tha se do të jetë afër kësaj industrie, e cila ka të punësuar 3280 punëtorë në nivel të vendit, ndërkohë që ka edhe 1000 të tjerë indirekt, në ndërtim, pastrim, mirëmbajtje, sigurim.

“Flasim për kompaninë që është shembull i mirë, brend i mirë për Kosovën dhe kemi arsye të mburremi me këtë kompani”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se është mirë që kjo kompani ka në plan të zgjerohet në rajon, përfshirë Maqedoninë dhe vendet tjera përreth, dhe se ajo që vjen përmes “Viva Fresh”-it te konsumatorët është një garancë në çdo aspekt.

Kryeministri Haradinaj falënderoi pronarin e kompanisë për gjithë punën e bërë, duke thënë po ashtu se nga ai është njoftuar edhe për shqetësimet, që janë serioze, por të cilat do të përmirësohen përmes legjislacionit.

Ai apeloi te prodhuesit vendor që të mos kursehen, të investojnë në kualitet, në trajnimin e punëtorëve, në teknologji më të avancuar dhe të mos mbesin mbrapa me kualitet me prodhuesit e rajonit.

“Po kërkohet më shumë prodhim vendor, por duhet edhe kualiteti të jetë i duhur. Besoj se të gjithë janë të vetëdijshëm se ja vlen të investohet në vazhdimësi në kualitet të produkteve vendore”, tha ai.

Pronari i kompanisë “Viva Fresh”, Xhevdet Rexhepi, falënderoi Kryeministrin Haradinaj për vizitën në kompani, duke theksuar se të gjithë duhet të mburren me industrinë në Kosovë, ngase vetëm 20 vjet nga përfundimi i luftës i kemi kaluar shtetet e rajonit.

Po ashtu, ai falënderoi kryeministrin për vendimin për taksën, duke thënë se është një vendim i pranueshëm, i cili është dashur të merret më herët, për shkak se prodhuesit vendor dhe konsumatorët duke përdorur prodhime vendore do ta zhvillonin ekonominë e vendit.

“Vetëm gjatë kësaj periudhe janë rritur kërkesat për prodhimet vendore për 60-70 për qind, disa kanë kaluar edhe 100 për qind, e po ashtu është rritur edhe kapaciteti i prodhimeve vendore”, tha Rexhepi, duke vlerësuar se kur kemi rritje dhe zhvillim të kompanive vendore, rritet edhe mirëqenia e qytetarëve tanë.

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të agjendës ekonomike të Kryeministrit Haradinaj për të përkrahur bizneset dhe ekonominë vendore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kalo në kategori